Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Energjia e rinovueshme tërheq investitorët francezë
English

Berisha: Energjia e rinovueshme tërheq investitorët francezë

Paris, 9 dhjetor 2011, NOA- Në vijim të vizitës që po zhvillon në Paris, Kryeministri Berisha u takua me ministrin francez të Energjetikës dhe Industrisë, Eric Besson.

Kryeministri e njohu ministrin francez me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, duke u ndalur veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme.

Siç raporton NOA.al. Kryeministri ftoi investitorët francezë të investojnë në këtë sektor, por edhe në infrastrukturë e turizëm, duke garantuar mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe të gjitha institucioneve, për investime të suksesshme në Shqipëri.

Ministri francez shprehu besimin se investitorët francezë do të gjejnë në këtë vend mundësi të rëndësishme për investime.

një konferencë pas takimit Besson tha se, “Shqipëria ka një shans të jashtëzakonshëm për sa i përket potencialeve hidroenergjetike dhe njëkohësisht qeveria shqiptare është duke punuar fort për zhvillimin e këtyre potencialeve në energjinë e rinovueshme, gjë e cila korrespondon edhe me prioritet e qeverisë franceze”.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria është një vend më se i besueshëm për të investuar duke theksuar se për kompanitë franceze ka mundësi investimi shumë të rëndësishme pasi ato mund të jenë partner të vërtetë në fushën e energjisë.

Ministri francez shprehu impresionizmin e tij nga gjendja e mirë e ekonomisë shqiptare, në një periudhë kur Europa është e përfshirë në krizën globale ekonomike.

Sipas tij, në këtë kohë krize ekonomike që Europa po njeh, Shqipëria po veçohet si ekonomi e fortë.

Besson e ftoi Kryeministrin Berisha si të ftuar nderi ne Simpoziumin Ekonomik me temë “Bota e Re” që zhvillohet me iniciative te Presidentit Sarkozy, në 5 janar 2012 dhe ku marrin pjesë personalitete të larta dhe vendimmarrës të botës politike dhe ekonomike.

a.y/NOA

KOMENTE