English

Denoncimi: Atmosferë mbytëse në shkolla, adoleshentët po vetëvriten prej orientimit seksual

Deklarata nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri: Homofobia nё shkolla po shkel të drejtat e të rinjve në Shqipëri. Studimet tregojnё njё aspekt akoma edhe mё shqetёsues pёr adoleshentët nё shkollat nëntë-vjeçare dhe të mesme, - vetëvrasja, e cila pasohet nga refuzimi nga rrethi familjar dhe shoqёror

Tiranë, 9 Dhjetor 2011 NOA/Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, një organizatë që thotë se punon për mbrojtjen dhe avancimin e komunitetit të lezbikeve, homoseksualëve, bisekdualëve dhe transeksualëve, shprehu sot shqetёsimin pёr atë që e cilëson fenomen shqetёsues tё bulizmit për shkak tё orientimit seksual nё sistemin arsimor para-universitar. Organizata përmes një njoftimi për shtyp thotë se i kёrkon institucioneve pёrkatёse tё marrin masa konkrete pёr adresimin dhe zgjidhjen e kёsaj çështjeje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ky shqetёsim e ka burimin tek raporti i fundit i Kёshillit tё Europёs si dhe një serë ankesash të raportuara pranë Ambasadës PINK nga të rinj e të reja anembanë Shqipërisë, të cilat tregtojnë se ngacmimet, talljet dhe dhuna ndaj tё rinjve LGBT nё shkolla ёshtё tepër e lartё.

Studimet tregojnё njё aspekt akoma edhe mё shqetёsues pёr adoleshentët nё shkollat nëntë-vjeçare dhe të mesme, - vetëvrasja, e cila pasohet nga refuzimi nga rrethi familjar dhe shoqёror.

Raporti i Kёshillit tё Europёs, i cili pёrfshin edhe Shqipёrinё, tregon se nё vendin tonё 93% e personave LGBT e fshehin orientimin e tyre gjatё kohёs qё janё nё shkollë. Studimet aktuale pёr Shqipёrinё nuk kanё tё dhёna zyrtare mbi mospranimin e personave LGBT nё shkolla, por fakti qё pjesa dёrmuese e tyre e fshehin orientimin seksual tregon se kjo ёshtё njё tabu shumё e madhe e sistemit arsimor shqiptar.

Mungesa e njohurive nё shkolla, jo vetёm mbi personat LGBT, por edhe mbi seksualitetin shoqёrohet nga terminologji fyese si nga mёsuesit ashtu edhe nxёnёsit, ndёrkohё qё bulizmi mbi baza tё orientimit seksual raportohet gjerёsisht nga organizatat jo-qeveritare.

Nё vёzhgimet e saj tё shpeshta me komunitetin LGBT, Ambasada PINK ёshtё njohur nga afёr me fenomenet qё shoqёrojnё homofobinё nё shkollat shqiptare siç janё: bulizmi (sharjet, fyerjet, kërcënimet apo rrahjet ndërmjet nxënësve), talljet dhe shprehjet fyese nga mёsuesit, mungesa e njohurive mbi seksualitetin, izolimi dhe veçimi nga rrethet shoqёrore nё shkolla, pa-mundёsia pёr t’u organizuar dhe njohur me persona tё tjerё LGBT etj.

Duke marrё shkas nga kjo situatё shqetёsuese nё terren dhe bazuar tek rekomandimet e Kёshillit tё Europёs drejtuar shteteve anёtare, ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1995, Ambasada PINK i tёrheq vёmendjen Ministrisё sё Arsimit dhe institucioneve në vartёsi tё saj tё nisin menjёherё punёn pёr pёrgatitjen e njё plani veprimi, i cili ndёr tё tjera duhet:

1. Tё shtojё dimensionin mbi seksualitetin, orientimin seksual dhe identitetin gjinor nё kurikulat e shkollave fillore dhe tё mesme;

2. Tё nisё njё fushatё sensibilizuese qё i fton tё rinjtё dhe mёsuesit tё kundёshtojnё ngacmimet homofobike dhe bulizmin.

3. Tё rishikojё programet dhe materialet mёsimore për të gjithë programin e sistemit arsimor para-universitar dhe tё sigurohet qё, ashtu siç shprehen edhe Rekomandimet e Komitetit tё Ministrave, tё Kёshillit tё Europёs …”nxёnёsit dhe studentёt tё marrin informacionin e nevojshëm pёr mbrojtje dhe mbёshtetje nga sistemi arsimor pёr t’i mundёsuar atyre njё jetёse nё pёrputhje me orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor”.

4. Tё krijohet njё paketё trajnimi mbi reduktimin e dhunёs nё shkollat fillore dhe tё mesme për të adresuar homofobinё dhe bulizmin për shkak të orientimit seksual dhe identitet gjinor, bazuar tek standartet e përcaktuara në Ligjin kundër Diskriminimit.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri thotë se ёshtё e gatshme tё ofrojё tё gjithё ekspertizёn dhe ndihmёn e saj nё pёrgatitjen e kёtij plani veprimi qё do tё garantonte njё jetёsë mё tё mirё, mё tё shёndetshme dhe mё tё sigurtё pёr adoleshentët dhe tё rinjtё LGBT nё shkollat shqiptare, tё cilёt vazhdojnё tё jenё ndёr grupet rinore mё tё margjinalizuara nё vend.

“Ёshtё njё detyrim pёr tё gjitha shkollat qё tё mbrojnё adoleshentët dhe të rinjtë nga ngacmimi. Ministria e Arsimit duhet tё jap mbёshtetje tё fortё publike pёr mёsuesit nё mёnyrё qё ata tё kenё mjete dhe burime pёr tё krijuar njё mjedis tё shёndetshёm dhe gjithpёrfshirёs nё shkollat dhe klasat e tyre”, - thotë Ambasda PINK/LGBT Pro Albania.

KOMENTE