English

Mbikqyrja e Bankave, BE ka nevojë për 115 miliardë euro

Bruksel, 9 dhjetor 2011, NOA - Bankave të mëdha europiane sipas llogaritjeve të institucionit për mbikëqyrjen bankare të BE-së, EBA, iu mungojnë gjithsej 114,7 miliardë euro kapital. Kjo shumë është rreth tetë miliardë më shumë se sa të dhënat paraprake në fund të tetorit. Këtë e bëri të ditur autoriteti mbikëqyrës nga një test i bërë shpejt.

Me këtë test politika synon të rifitojë besimin e tregut në stabilitetin e bankave. Ai ishte vendosur për tu bërë gjatë samitit të BE-së në fund të tetorit. Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve Reuters, bankave ju duhet katër javë kohë që të paraqesin planet e tyre për rritjen e kapitaleve. Këto plane duhet të përfundojnë deri më 20 janar.

NOA/DV

KOMENTE