Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidentja Jahjaga dhe oficerë të lartë me diploma të paligjshme
English

Presidentja Jahjaga dhe oficerë të lartë me diploma të paligjshme

Prishtinë, 11 dhjetor 2011, NOA – Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe zyrtarë të tjerë të policisë janë nderuar me titullin “Specialist i Shkencave Kriminalistike”, një dekorim, që bie ndesh me ligjin për arsimin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Duke iu referuar gazetës kosovare “Zëri” mësohet se diplomat e tyre nga institucionet kosovare janë të paligjshme, dhe ky fakt konstatohet nga një raport auditimi dhe inspektimi i brendshëm i Policisë së Kosovës, i cili ka nisur në vitin 2009.

Kryetarja e Shtetit, zonja Jahjaga, gjatë kohës që ishte në Policinë e Kosovës - dhe policët tjerë, mund të jenë ngritur në pozita të ndryshme në Policinë e Kosovës, dhe duke ecur në karrierë falë diplomave të paligjshme, kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me mijëra euro, raporton gazeta Zëri.

Sipas gazetës, pavarësisht legjislacionit kosovar, që detyron çdo institucion të lartë arsimor në Kosovë të liçencohet dhe akreditohet për të zhvilluar veprimtarinë e tij, Universiteti i Sarajevës, nën emrin e të cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur programe magjistrature dhe studime të specializuara, nuk e ka bërë këtë.

Paligjshmërinë e ka konstatuar një hetim i nisur nga Njësia për Auditim dhe Inspektim në Policinë e kosovës, në janar 2009, sipas të cilit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur dy trajnime sipas një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet Policisë së Kosovës (atëherë SHPK) në vitin 2006, me Institutin për Kriminologji dhe Studime të Sigurisë të Fakultetit të Shkencave të Kriminalistikës të Universitetit të Sarajevës, me dekan Ramo Maslesa.

Por, ky institucion nuk ka pasur liçencë, ndonëse Ligji i vjetër për Arsimin e Lartë në Kosovë, detyronte çdo bartës të arsimit të lartë në Kosovë të pajisej me një liçencë për ushtrimin e detyrës.

Njëra nga shkeljet e bëra gjatë këtyre studimeve është se sipas marrëveshjes ligjëratat janë paraparë të mbahen në objektet e Policisë, por fillimisht ato janë mbajtur në hapësirat e objektit të Universitetit AAB në Prishtinë.

“Fakultetit të Kriminalistikës të AAB-së i është refuzuar liçenca për të funksionuar për shkak të mungesës së pajisjeve dhe objektit adekuat”, thuhet në raport.

Përpos kësaj, vihet re se asnjë lëndë mësimore që zhvillohet në Prishtinë, nuk është në harmoni me planin mësimor të këtij fakulteti.

Identifikimi i nevojave është bërë pa analizuar dhe pa vlerësuar nevojat formale si edhe pa përcaktuar përmasat e sakta të nevojave për trajnime të specializuara.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë për Akreditim të Kosovës, Ferdije Zhushi-Etemi, deklaroi se kjo veprimtari me Universitetin e Sarajevës ka qenë tërësisht ilegale.

mit/NOA

KOMENTE
  • goni20:47 - 11 Dhjetor 2011
    deri kur dojna me u ba rahate me kryetar-re te shtetit i cili k ashum probleme socio ekonomike turi i turpit per masht-in qe polejon te zhvillohet biznes me liqencen ose pa liqencen e tyre deri kur ma