Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Njeriu është më i fortë se guri, por më delikat se trëndafili
English

Halimi: Njeriu është më i fortë se guri, por më delikat se trëndafili

Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA – Reforma ligjore garanton sigurinë publike dhe ruan sistemin e burgjeve nga manipulimet me shëndetin mendor të të burgosurve.

Këtë e deklaroi sot në konferencën për shëndetin mendor të personave që vuajnë në burgje, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, i cili u shpreh se reforma ligjore është e rëndësishme pasi ruan sistemin nga manipulimet.

Përmes reformës ligjore, tha Halimi, vendoset në një ekuilibër të drejtë nevoja për të respektuar të drejtat themelore të pacientit me nevojën e shoqërisë për t’i garantuar siguri publike duke autorizuar ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore përfshi dhe autoritetet gjyqësore.

“Reforma e përgatitur shkon drejt liberalizmit te procesit, por ka dhe duhet te ketë ne vëmendje sundimin e ligjit dhe zbatimin korrekt te tij dhe nga gjykatësit dhe prokurorët”, deklaroi më tej ministri duke vënë në dukje se nuk kanë qenë të pakta rastet, kur sistemi i drejtësisë ka abuzuar me të drejtën për të mbrojtur shëndetin mendor, duke liruar nga burgu persona që kishin të bënin me trafikun e drogës, me arsyetimin se vuanin nga depresioni mendor në kushtet e burgimit apo paraburgimit.

“Por reforma e hartuar për shëndetin mendor, në pjesën e saj legjislative ruan ekuilibrin e plotë mes qëllimit primar për të ndihmuar individët dhe familjet e atyre që kanë probleme me ligjin dhe shëndetin mendor nga njëra anë, dhe ndalimit te përdorimit të mekanizmave për të manipuluar sistemin”, nënvizoi ministri i Drejtësisë.

Ai rikujtoi një proverb të popullit që thotë se njeriu është më i fortë se guri, por më delikat se trëndafili, duke theksuar se “Prekja nga çrregullimet mendore, si çdo sëmundje tjetër, nuk bën dallime e nuk diskriminon askënd. Ndaj dhe është detyrë kushtetuese e të gjithë shtetarëve, pozitarë dhe opozitarë që të kontribuojnë për më shumë vëmendje, ndaj hartimit të politikave mbi shëndetin mendor”.

mit/NOA

KOMENTE
  • Besim Besim19:44 - 12 Dhjetor 2011
    i zoti ministri halimi .