Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ISMU: Në Itali 568 mijë shqiptarë, 483 mijë me letra të rregullta
English

ISMU: Në Itali 568 mijë shqiptarë, 483 mijë me letra të rregullta

Milano, 12 dhjetor, NOA - Në Itali aktualisht jetojnë 568 mijë shqiptarë, 483 mijë prej tyre vlerësohen të jenë “rezidentë” në këtë vend, pra me letra të rregullta.

Kështu citon Raporti Kombëtar XVII për Migracionin 2011, i përgatitur nga Fondacioni ISMU (Iniciativat dhe Studimet mbi Multi-Etnicitetin), i paraqitur sotMilano.

Sipas tij, shqiptarët janë kategoria e tretë e emigrantëve që jetojnë në shtetin fqinj, duke u renditur pas rumunëve që zënë vendin e parë dhe marokenëve, që renditen në vendin e dytë. Kështu, sipas të dhënave të ISMU-së, në krye të listës së të huajve në Itali, rumunët numërohen me 1 milion të pranishëm, nga të cilët 969 mijë figurojnë si rezidentë me dokumenta të rregullta. Ndjekur nga 575 mijë marokenë, 452 mijë nga të cilët figurojnë gjithashtu me qëndrim të ligjshëm në këtë vend.

Në total, më 1 janar 2011, ky raport vlerëson se popullsia e huaj në Itali numëronte rreth 5.400.000 të huaj (me qëndrim të rregullt ose jo), prej të cilëve, 95 për qind e tyre vjen nga vendet me presion të fortë migrues, mes tyre e cilësuar si e tillë edhe Shqipëria. Më shumë se në 1 janar 2010, kur kanë qenë rreth 5 milionë të tillë, me një shtesë prej gjysmë milion krahasuar edhe me 1 janarin e vitit 2009.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një rritje mesatare vjetore të të huajve të pranishëm në vendin tonë, që vlerësohet të jetë rreth 430 mijë në vit”, pohon raporti në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE