Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur Berisha thotë: Më duan shqiptarët
English

Kur Berisha thotë: Më duan shqiptarët

"Nuk është as e panjohur dhe as e rrallë që një autokrat apo diktator të përligjë qëndrimin e pafund në pushtet me “vullnetin e popullit” që e voton, pra me “demokraci”. A nuk bëri një gjë të tillë për 40 vjet edhe diktatori Hoxha? "

Nga Andrea Stefani

Berisha ka deklaruar për një media të huaj se do të kërkojë një mandat të tretë për Kryeministër dhe se do të qëndrojë në pushtet derisa shqiptarët t’i thonë “lamtumirë”. Deklarata është një provë e panginjshmërisë me pushtet të këtij politikani, por njëherazi davarit edhe iluzionet qarkulluese se gjoja në vitin 2013 “ai do të largohet”. Ndërkaq, ajo flet edhe më shumë jo vetëm për natyrën autokratike të Berishës, por edhe për kurthin vicioz ku ai i ka futur shqiptarët dhe ndërkombëtarët, duke përdorur me shkathtësi “demokracinë” në dobi të një autokratizmi që për nga jetëgjatësia ka nisur të konkurrojë me atë të diktatorit komunist Enver Hoxha.

* * *

Nuk është as e panjohur dhe as e rrallë që një autokrat apo diktator të përligjë qëndrimin e pafund në pushtet me “vullnetin e popullit” që e voton, pra me “demokraci”. A nuk bëri një gjë të tillë për 40 vjet edhe diktatori Hoxha? Dje, ndërsa justifikonte pushtetin e tij diktatorial me votën e popullit dhe “demokracinë proletare”, e gjithë bota e dinte se në Shqipëri nuk kishte as votë të lirë dhe as demokraci. Të njëjtën gjë po bën edhe Berisha, ndërsa justifikon qëndrimin në pushtet me “demokraci” dhe votat e shqiptarëve kur bota po mëson gjithnjë e më shumë sesi ai tradicionalisht i vjedh votat dhe grabit sovranitetin. Si në maj 1996, në korrik 2009 apo në maj 2011. Po për momentin ka ende mjaft mjegull rreth zgjedhjeve në Shqipëri dhe jo pak njerëz, edhe ndërkombëtarë kanë iluzionin se “demokracia” shqiptare është demokraci. Natyra prej diktatori e Berishës që e grabit pushtetin e “popullit” është kamufluar dhe sofistikuar edhe nga shërbimet që një grup juristësh brigantë i kanë bërë dhe i bëjnë duke e ligjësuar këtë grabitje me vendime kolegjesh apo gjykatash. Kapja që Berisha u ka bërë institucioneve si KQZ apo gjykatave po i shërben atij për të maskuar mjaft bukur autokratizmin e tij predator me “demokraci”. Prandaj, ndërsa deklaron se do të qëndrojë në pushtet derisa vetë shqiptarët t’i thonë lamtumirë, duke mos e votuar më, vret mendjen sesi ta vërë sa më në eficensë mekanizmin e vjedhjes së votës, si dhe të manipulimit të rezultatit edhe për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013. Janë këto plane të këtij autokrati për të qëndruar në pushtet me padrejtësi, që të bën të mendosh se shumë shpejt ai dhe juristët e tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do të bëhen pengesë për përparimin real të saj. Nuk do të jetë një rastësi, pavarësisht nga yçklat “juridike” që do të nisin të nxjerrin.

* * *

E megjithatë Berisha nuk e ka pasur të vështirë që t’irelativizojë alarmet e shpallura nga opozita për grabitjen e zgjedhjeve, duke bërë që edhe disa ndërkombëtarë t’i perceptojnë këto alarme thjesht si justifikime të opozitës apo Edi Ramës për humbjen e zgjedhjeve, apo si këmbëngulje të zakonit të politikanëve shqiptarë për të mos pranuar humbjen. Edhe vetë Sali Berisha nuk e pranoi asnjëherë humbjen në zgjedhje sa ishte në opozitë. Ai nuk pranoi se kish humbur në zgjedhje edhe në vitin ’97, kur u pa qartë se shumica e shqiptarëve e akuzonin me të drejtë si kryepërgjegjës për humbjen e parave në piramidat financiare. Keqbërjen e tij të djeshme Berisha e paraqet edhe si zakon të opozitës së sotme. Pandershmërinë për të pranuar rezultatin dje e përdor për të justifikuar po pandershmërinë në grabitjen e rezultatit sot. Me të tilla xhonglime që bëhen të mundura në kushtet e institucioneve të kapura që nuk arbitrojnë, por bëhen palë me pushtetin, Berisha ka arritur t’i shndërrojë ndërkombëtarët në syleshë që besojnë se kjo puna e zgjedhjeve është një e keqe që nuk ka të bëjë vetëm me një pushtet të korruptuar dhe autokratik që grabit votat, por edhe me fajësinë e opozitës. Prandaj këmbëngulin për dialog mes palëve, dialog që mund të çojë në askund nëse nuk ka për rezultat krijimin e institucioneve arbitër, që në fund të zgjedhjeve i japin secilit të vetën dhe nuk bëhen palë me pushtetin në grabitjen e votës. Dhe ky është qëllimi kryesor i reformës zgjedhore: të bëjë të pamundur vjedhjen e pakomprometuar të zgjedhjeve! Fakti që Berisha deklaron se do të qëndrojë në pushtet derisa ta votojnë shqiptarët, të bind se ato institucione arbitër nuk do të mund të krijohen derisa Berisha të jetë në pushtet.

* * *

Të provosh nëse zgjedhjet u vodhën apo jo ka të bëjë me të vërteta faktike. Por faktet mund të manipulohen, të fshihen, të deformohen sikundër ndodhi edhe në zgjedhjet e majit të këtij viti për Bashkinë e Tiranës. Manipulimi i të vërtetave faktike i ka dhënë mundësi Berishës të maskojë grabitjen e pushtetit me “demokraci” dhe vullnetin e “popullit”. Por përveç të vërtetave faktike, ka edhe disa të vërteta logjike që nuk manipulohen dot me institucione të kapura. Ato të vërteta denoncojnë epshin e panginjshëm të këtij autokrati për pushtet absolut si në hapësirë ashtu edhe në kohë. Një e vërtetë e tillë ulëritëse është fakti i mbetjes së këtij ish-mjeku komunist në krye të politikës dhe pushtetit gjatë gjithë viteve të tranzicionit, në një kohë që tipike për demokracinë është rotacioni i liderëve dhe pushteteve. Pikërisht një gjë e tillë iu premtua shqiptarëve, edhe nga vetë Berisha, në momentet e rënies së pushtetit komunist me liderë të përjetshëm. Askush nuk mendonte se “doktori” që sokëllinte kundër pushteteve të përjetshme bolshevike, do të ishte edhe pas më shumë se dy dekadash përsëri në majë të pushtetit. Janë jo pak, por 21 vjet! Në fund të 2013-s do të jenë 23! Dhe nëse arrin të ripërtërijë edhe një mandat do të bëhen 27. Janë shifra që pohojnë vdekjen e demokracisë, pafuqinë e saj për të ndërruar liderin dhe pushtetin. Janë shifra tipike vetëm për diktatorët, Enverët, Mubarakët, Gadafët, Truiliot. Ndërkohë që të gjithë liderët e kohës së rënies së Murit të Berlinit, janë larguar nga politika. Është një jetëgjatësi në politikë që, sikundër ka provuar historia, në jo pak raste është bazuar te deformimi i demokracisë. Pikërisht për të maskuar diktaturën e votës së vjedhur me demokraci dhe vullnetin e popullit. Pikërisht sikundër bën edhe sot Berisha.

"Shqip"

KOMENTE
  • libero13:13 - 12 Dhjetor 2011
    komenti i aqrtikullshkruesit eshte relativisht i gjate .nuk eshte e nevojshme qe te argumentosh te pavertetat e atyre qe thot z.berisha por me mire do te ishte te jepej nje opinion se si te ndalohej ky njeri ne deklaratat e pa verteta dhe aq provokuese e tallese te herpashereshme ndaj popullit te tij.Fjala vjen kur nje deklarat e tij si p.sh."Jane rritur pensionet dy fishe" (kur kjo eshte genjeshter) ose kur ne takimet nderkombetare ai deklsron se mireqenia e shqiptarve eshte e niveleve te larta,duke permendur dhe shifra ne dollar/fryme (te gjitha genjeshtra) shtrohet pyetja ? A ka te drejt populli te ngrihet ne protesta te fuqishme dhe te thote " Ne nuk na duhet nje k/minister genjeshtar" Qofte dhe vetem per genjeshtra populli duhet ta largoj nje ore e me pare udheheqesin faqezi.
  • livalu Ligor Luarasi12:46 - 12 Dhjetor 2011
    ASNJE PRESIDENT MBI 8 VJET NE DREJTIM. Kur zbrita per here te pare ne Amerike me 1990 as qe mendoja se ajo do pushtonte krejt qenien time.Shqiperi-Amerike ishin,jane dhe do jene dy ekstreme.Pse kaq i zhvilluar ky shtet?,pyesnja veten edhe pse kisha studiuar gjeografine e Amerikes ne Istitutin A.Xhuvani,Tirane.Leksionet e pedagogut s'puthiteshin krejt me realitetin Amerikan. Ne fund konkludova se 42 Presidentet e Amerikes duhet te kene meriten Nr1 te ketij supershteti qe ka mbajtur ekuiliber boteror gati per c'do shtet ne bote.Perketheva ne shqip gjithe jeten e 42 Presidenteve per gjashte muaj rjesht.Nga kjo mesova ate qe me la mbresa:Asnje President nuk sundokerka apo drejtokerka ne Amerike mbi 8 vjet.Me perjashtim kur Presidentin e kap nje lufte boterore dhe vetem ne kete rast ai qendron ne detyre mbi 8 vjet.Kjo ishte thelbi me me shume vlera politike nga gjithe ai perkethim i jetes dhe vepres se 42 Presidenteve te SHBA-kes.Sigurisht kete detaj,diktatura na e mbante sekret,derisa nje mesues me Universitet te tipit monist nuk e dinte kete fakt. Del pyetja: cili do jete konkluzioni i shqiptareve e ka mire Amerika me Kushtetuten e saj,apo ne me Kushtetuten tone, qe s'lejon asnje President sado i sakte te jete te drejtoje mbi 8 vjet? Filozofia e popullit tone e ka thene: Uji i ndenjur qelbet. Libri anglisht me thosh se paskan qene 42 koka,mendje te ndritura,te larmishme,me shkolla prestigjioze,sa me prane shkences se politologjise, qe njeri me shume se tjetri,me energjite me kulminante te biologjise personale nga viti ne vit e cuan kete shtet jo vetem ne unitet,por edhe ne begati,liri,barazi,perpara ligjit dhe drejtesise e cila qe me mashtrimin dhe genjeshtren gjykon dhe denon kedo qe te jete.Tash pas 20 vitesh jete reale ne SHBA,po kryej niversitetin tim me te larte,ate te jetes praktike Amerikane.Kjo jete me tregon midis shume njohurive teoriko-praktike se ky shtet ka nevoje per krahe te forte,mendje te ndritura,dhe kush del nga dyqani me nje kopse te vjedhur,dera i jep sinjal,i cili e con ajdutin para ligjit,le te jete kush te doje ky ajdut. Jam befasuar kur mesova se nje femer shqiptare me pozite zyrtare ardhur ne Amerike jo per pune personale,pasi u fataks nga objektet e supermarketit,askush se dinte se ajo kishte futur ne trup dicka ajdutshe,si andej nga allbanistani dhe dera me sinjalin e saj e coi para ligjit.Qe ketu fillon Amerrika te renoje ate qe po renon atdheun,korupsionin, shqip ajduterine.Por me kulminantja me e dobishmja,me e logjkshmja:Askush ne Amerike nuk drejton shtetin mbi 8 vjet.