English

Themelimi i PD, festohet 21 vjetori

Tiranë, 12 dhjetor 2012 – Partia Demokratike do të festojë sot themelimin e saj 21 vite më parë. Ceremonia festive do të zhvillohet në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se ftesa nga selia blu janë dërguar edhe për rivalët politik.

Partia Demokratik është forca e parë politike që është krijuar fill pas vendosjes së pluralizmit në vendi. PD-ja u krijua 4 ditë pas nisjes së Lëvizjes Studentore, të 8 dhjetorit. Anëtarët e saj të parë ishin intelektualët, studentët dhe punëtorët të cilët vendosën mbledhjen e firmave që më pas u depozituan në Ministrinë e Drejtësisë për legalizimin e PD-së.

Në ceremoninë e sotme, e cila e gjen këtë force politike në pushtet, pritet të flasë kryeministri Sali Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE