Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha hyn në zyrën e tij
English

Kryeministri Berisha hyn në zyrën e tij

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani - Pas debolesës së mbrëmshme, gjendje lipotimie apo gjysmë të fikti sipas mjekëve, të ndier gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e 21-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në mesditë në zyrën e tij në kryeministri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Të martën, pra sot në axhendën e punës së kryeministrit ishte përcaktuar një vizitë zyrtare në Mal të Zi, por me ç’duket fluturimi për në Malin e Zi është anulluar për shkak të debolesës dhe lodhjes së kryeministrit nga axhenda e ngjeshur e ditës së shkuar, por edhe e javës që lamë pas ku ai ndodhej për vizitë disa ditore në Francë.

Në axhendën e së martës ishte planifikuar të nënshkruhej marrëveshja për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë në kufijtë e dy shteteve vetëm me kartë identiteti.

Gjatë vizitës zyrtare të planifikuar për sot kryeministri Sali Berisha pritej të takohej me Kryeministrin e Malit të Zi Igor Lukshiç, Presidentin malazez dhe Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiç.

Kryeministria bëri me dije se kryeministri mbrëmë pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij, me rastin e 21 vjetorit të Partisë Demokratike.

Por, pas një konsulte mjekësore u konstatua një gjendje lipotimie (debolese), që lidhet me një virozë, për të cilën Kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit.

Konsulta mjekësore tregoi parametra normale dhe gjendje të stabilizuar të shëndetit të kryeministrit, gjë që e tregon edhe mbërritja e tij sot, në zyrën e tij.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq dhe të ftuar dhe më pas u kthye në apartamentin e tij.

Kryeministri Berisha u shprehu mirënjohjen të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, miqve dhe të ftuarve në përvjetorin e krijimit të PD-së, për interesimin e treguar dhe u uroi gëzuar festën e themelimit të PD-së.

mit/NOA

KOMENTE