Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KLSH, Komisioni i Ekonomisë shqyrton dekretin për Bujar Leskaj
English

KLSH, Komisioni i Ekonomisë shqyrton dekretin për Bujar Leskaj

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA – Komisioni i Ekonomisë nisi pas mesditës shqyrtimin e dekretit të Presidentit për kreun e KLSH-së, post në të cilin është propozuar ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ndërkohë që deputetët demokratë e miratuan kandidaturën e propozuar nga Kreu i Shtetit, opozita rikonfirmoi dje përmes Kryetarit të Partisë Socialiste, votën kundër Bujar Leskaj, për këtë post të rëndësishëm.

Leskaj teksa prezantoi sot para Komisionit të Ekonomisë vizionin e tij për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit garantoi se do të bashkëpunojë fort me Prokurorinë për të qenë sa më efikas në kontrollet e administratës fiskale, koncesioneve dhe privatizimeve.

Ish-ministri Bujar Leskaj, përballet me kundërshtimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë bërë me dije se kandidatura e tij nuk është e denjë për postin e ofruar, dhe e njëanshme, edhe për faktin se KLSH duhet të kontrollojë veprimtaritë e institucioneve të shtetit të drejtuara nga mazhoranca e djathtë.

Dje, lideri socialist Edi Rama u shpreh se “Rikonfirmoj votën tonë kundër kandidaturës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Dekreti i Presidentit me emrin e Bujar Leskaj u miratua brenda radhëve të demokratëve, ndërsa më herët mazhoranca rrëzoi dekretin me kandidaturën e Sali Shehut në këtë post, nën pretendimin se ai nuk përmbushte kriteret kualitative për drejtimin e KLSH-së.

Sipas demokratëve, Bujar Leskaj i plotëson kushtet për këtë post për shkak të diplomave të tij.

Dekreti i Presidentit që pritet të miratohet vetëm me votat e mazhorancës mund të hidhet në votë në seancën e të enjtes, duke qenë se afati për miratimin e tij ka skaduar, në seancën e 8 dhjetorit, e cila përkoi me një ditë feste, Ditën Kombëtare të Rinisë.

mit/NOA

KOMENTE