Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Keqpërdorimi i pushtetit, panik e tension mbështetësve tanë
English

Vetëvendosje: Keqpërdorimi i pushtetit, panik e tension mbështetësve tanë

Prishtinë, 15 dhjetor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje ka denoncuar ditën e sotme incidentet e ndodhura gjatë zhvillimit të aktiviteteve “Mandati i fundit”.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në denoncimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se keqpërdorimi nga pushteti vendor ka shkaktuar sot panik e tension në radhët e pushtetarëve lokal e mbështetësve të kësaj lëvizje.

Theksohet se gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve në disa komuna ka pasur raste të presionit, fyerjeve dhe kërcënimeve serioze nga zyrtarët e komunave, strukturave formale e informale të pushtetit dhe nga zyrtarë të policisë.

Në qëndrimin e vet për incidentin në Drenas, Vetëvendosje shprehet se, “Duke e parë interesimin tejet të madh të qytetarëve për ta vizituar ekspozitën e Vetëvendosjes, pushtetarët e Komunës së Drenasit organizuan disa persona për të ndërprerë ekspozitën. Katër persona, ku njëri nga ta është vëllai i truprojës së Hashim Thaçit, Bashkim Demiçi, sulmuan në mënyrë brutale kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Petrit Bajraktarin dhe aktivistë të tjerë”.

Më tej theksohet se këta persona të afërt më pushtetarët e komunës i dëmtuan të gjitha fotografitë që ishin në ekspozitë, ndërsa shton se për të zhvilluar ketë aktivitet qendra e Vetëvendosjes kishte njoftuar drejtorinë përkatëse në komunë dhe kishte njoftuar policinë në kohën e duhur.

Sakaq theksohet se incidente të tilla kanë ndodhur edhe në Rahovec, Vushtrri, Dardanë dhe në Klinë.

a.y/NOA

KOMENTE