Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lind Konfederata e Majtë, pa PS, PUK deklarohet si parti e katërt
English

Lind Konfederata e Majtë, pa PS, PUK deklarohet si parti e katërt

Tiranë, 16 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Partia e Unitetit Kombëtar, deklarohet si partia e katërt e Konfederatës së majtë shqiptare që po riformësohet, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Vendi ka kohë që ka mbetur në udhëkryq, por krizat e pritshme mund të na çojnë drejtë një katastrofe të padëgjuar. Është kjo arsyeja që PUK ka qenë dhe mbetet pjesë përbërëse e takimeve të vazhdueshme të PSD, PDS dhe PSV 91, për të bërë një rigrupim të forcave në një Konfederatë të përbashkët, si garanci për ta sjellë të majtën shqiptare në pushtet”, i tha agjencisë së lajmeve NOA.al, kryetari i PUK, av. Idajet Beqiri.

Ai pohoi se PUK e ka mirëpritur nismën e PSD, PDS dhe PSV 91 për krijimin e Konfederatës së majtë dhe deklarohet si pjesë përbërëse e saj, e bindur që ky formacion politik progresist do të grumbullojë rreth vetes gjithë progresistët dhe idealistët e këtij vendi, të cilët për njërën apo tjetrën arsye, politika e mbrapshtë i ka detyruar të qëndrojnë në hije dhe i ka bërë kundër vullnetit të tyre pjesë përbërëse të “ushtrisë së indiferentëve”, një pjesë e të cilëve për vite me radhë kanë harruar të shkojnë edhe para kutive të votimit.

“PUK qysh nga themelimi i saj në 10 janar të vitit 1991 e në vazhdim, ka dhënë shumëçka për forcimin dhe konsolidimin e së majtës evropiane në Shqipëri. Ajo ka qenë pjesë përbërëse e disa grupimeve të mëdha politike progresiste në Shqipëri, anëtare e “Forumit për Demokraci”, pjesë përbërëse e “Aleancës për shtetin”, dhe së fundi, në zgjedhjet për pushtetin vendor në 8 maj 2011, ishte pjesë përbërëse e koalicionit të majtë “Aleanca për të ardhmen”, - thotë Beqiri.

Ai sjell më tej në vëmendje se PUK, fillimisht si një parti parlamentare, dhe për 21 vjet veprimtari të saj, me një përfaqësim modest dhe dinjitoz në të gjitha hallkat e pushtetit vendor, ka qenë dhe ka mbetur zëri i veçantë në spektrin politik shqiptar, forca politike me kontribute të mëdha në zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe bashkimin e shqiptarëve.

“PUK, e përgjegjshme se në zgjedhjet e pritshme parlamentare të vitit 2013 e majta shqiptare duhet të vij domosdoshmërisht në pushtet, ky objektiv madhor nuk mund të kurorëzohet me sukses në se do të hynim në këto zgjedhje kaq të copëzuar dhe të larguar nga njëri-tjetri, sa jemi sot”, - thotë Beqiri.

Më tej ai shton: “Shqipëria, ky vend që përbëhet prej një elektorati masivisht të majtë, për shkak të mungesës së vizioneve dhe të politikave të urta të drejtuesve të saj politik, po përjeton me dhimbje shantazhimet dhe diversionet e vazhdueshme deri në asgjësim që u bënë pushteti personal i Berishës.

a.y/NOA

KOMENTE