Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen analiza e gjakut që zbulon nëse do të keni lindje të parakohshme
English

Vjen analiza e gjakut që zbulon nëse do të keni lindje të parakohshme

Tiranë, 18 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Tani e tutje ju vihet në dispozicion një test i ri i gjakut, i cili paralajmëron nënat në rrezik për lindje të parakohshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 80 për qind e lindjeve të parakohshme, bëhen të ditura pas një provë gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Aktualisht gratë e vlerësojnë veten të jenë në rrezik të lartë, në qoftë se zbulojnë se kanë të bëjnë me një lindje të parakohshme ose nëse kanë komplikime gjatë shtatzënisë.

Në Britani, rreth 50. 000 fëmijë në vit lindin në më pak se 37 javë, shifër kjo e cila përfaqëson rreth 8 për qind të të gjitha lindjeve.

Tani studiuesit amerikanë kanë zbuluar se gjenden mjaft kompozime komplekse në gjakun e tetë nga dhjetë gra, të cilat rezultojnë të kenë një lindje të parakohshme.

Studiuesit testuan mostrat e gjakut në 160 gratë shtatzëna, mes 24 dhe 28 javësh, gjysma e të cilave rezultuan në lindje të parakohshme.

Testi i gjakut është patentuar në Shtetet e Bashkuara dhe do të jetë në shitje vitin e ardhshëm.

Studiuesi kryesor dhe mjeku obstetër, Dr Sean Esplin u shpreh: “ Me zbulimin më të ri, ne mund të krijojmë një ndikim shumë të madh në numrin e foshnjave që mbijetojnë dhe të sigurohemi se ato janë të shëndetshme. Me vetëm një ndërhyrje ne mund të kemi një ndikim vërtet të madh. ”

Zbulimi i fundit, i quajtur “Non-invasive Prenatal Diagnosis” mund të shpëtojë jetën e 250 foshnjave të pa lindura në vit.

Testi i ri kërkon vetëm një mostër gjaku nga krahu i nënës dhe analizat e fragmenteve të ADN-së që gjenden në gjakun e saj.

Studimi është publikuar në American Journal of Obstetrics and Gynaecology.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE