Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up
English

Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up

Tiranë, 20 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Duket qartë që shumë gra, për nga natyra e tyre, kanë nevojë për një dorë ndihme të vazhdueshme.

Një sondazh ka zbuluar se njëtre gra nuk mund të largohen nga shtëpia pa bërë më parë make-up, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dhe gati njëkatër vajza, gati 23 %, e aplikojnë make-upin edhe nëse do të gjenden jashtë vetëm 2 apo 3 orë.

Qendra britanike QVC tregon se gratë britanike mendojnë për pamjen e tyre mesatarisht 9 herë në ditë.

Ndërsa 3 në 10 gra nuk mund ta konceptojnë drejtimin drejt shkollës pa vendosur të paktën buzëkuq.

Situatat ku gratë kanë më shumë dëshirë të theksojnë pamjen e tyre duke vendosur make- up janë takimet e para për njohje të reja dhe takimet e para në punë.

Më shumë se një e treta e grave shprehen se ndihen më të shqetësuara nëse pamja e tyre pëlqehet nga seksi i njëjtë sesa nga seksi i kundërt.

Kjo tregon se përkushtimi i tyre ndaj kozmetikës është më pak për kotësi dhe më shumë për rritje të vetëbesimit në vetvete.

Psikologja dhe doktoresha Linda Papadopoulos, e cila ka drejtuar studimet mbi ndikimet emocionale të çrregullimeve të lëkurës u shpreh: “ Unë besoj se lëkura e lumtur është lëkura e shëndetshme dhe mënyra se si ndihemi lidhet me mënyrën se si ne dukemi. ”

Sondazhet tregojnë gjithashtu se 30 % e grave pranojnë se mendojnë për pamjen e tyre gjënë e fundit gjatë natës, ndërsa 16 % shprehen se e bëjnë këtë të parën gjë në mëngjes.

Gratë në veri-perëndim të vendit mendojnë për mënyrën se si ato duken, të paktën një herë në çdo orë, më shumë se çdo rajon tjetër.

Gati një e katërta e grave nga lindje-veriu, gati 23 %, kanë ngecur në përdorimin e produkteve që ato kanë blerë që në fillimet e para të bërjes makiazh.

Sue Leeson, drejtor i marketingut të QVC shprehet: “Studimet tona të shumta, provojnë se ne gjithmonë e kemi ditur që gratë janë në pritje për të gjetur më të mirën për veten e tyre”.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE