English

Regjistrimi i Popullsisë, AK: INSTAT mashtroi në dëm të shqiptarëve

Tiranë, 21 dhjetor 2011, NOA – Pas shpalljes së rezultateve paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave nga INSTAT-i, i cili bëri publik faktin se popullsia shqiptare është ulur me 7.7 për qind dhjetë vitet e fundit, ka reaguar edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila akuzon INSTAT-in se i ka nxjerrë shqiptarët popullsinë më të vogël në Ballkan, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas AK-së me këtë rezultat INSTAT ka përmbushur orekset e Athinës dhe Beogradit, duke e nxjerrë popullsinë shqiptare më të voglën në Ballkan.

Ndërkohë, sipas përllogaritjeve të AK-së kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milionë banorë.

Aleanca Kuq e Zi akuzon Institutin e Statistikave se mashtroi me rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë në dëm të interesave të popullit shqiptar.

INSTAT-i publikoi sot rezultatet paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave ku rezultoi se popullsia e Shqipërisë gjatë dhjetë viteve të fundit ka pësuar rënie të ndjeshme, prej 7.7 për qind, për shkak të emigrimit dhe uljes së numrit të lindjeve.

Drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja, gjatë prezantimit të rezultateve paraprake të Censusit të popullsisë dhe banesave tha se numri i popullsisë në Shqipëri në vitin 2011 është llogaritur në 2 milion e 831 mijë e 741 banorë.

Sipas saj, krahasuar me vitin 2001, popullsia llogaritet 7.7 për qind më e vogël, duke preçizuar se shkak për këtë ulje të rritjes së popullsisë janë bërë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

mit/NOA

KOMENTE
  • lepurushja13:53 - 21 Dhjetor 2011
    po leket do ti marrim apo jo se erdhen festat