Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: 2011, viti i rrenave të pushtetarëve
English

Vetëvendosje: 2011, viti i rrenave të pushtetarëve

Prishtinë, 22 dhjetor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një deklarate për mediat duke iu referuar pushtetarëve tha se, në vend të veprave të përfolura prej tyre spikat pafytyrësia dhe favorizimi për kriminelët në vend të vendosjes së drejtësisë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në qëndrimin e Vetëvendosjes u theksua se, “Mohimi i vazhdueshëm që ata i bëjnë fjalës që e kanë thënë vetë më parë, është një ves të cilin ata e kultivojnë prej kohësh, është një cilësi që i karakterizon këta politikanë të mashtrimit. Bajram Rexhepi është Ministri i Brendshëm që gjatë ka për t’u kujtuar si mishërim i impotencës së kësaj qeverie të ndërtuar mbi vjedhjen e votave. Ai më 14 shtator ka premtuar që çarmatosjen e strukturave ilegale serbe ka për ta bërë KFOR-i dhe EULEX-i, duke lënë të kuptohet se qeveria e Kosovës nuk e ka vullnetin që të vendosë rendin për qytetarët e saj. Mirëpo dëshirën e Bajram Rexhepit nuk e ka plotësuar ende babadimri”.

Ndër të tjera thuhet se zëvendëskryeministrja Edita Tahirikorrik deklaroi se më 1 nëntor të vitit që po shkon do të shkatërroheshin gjithë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, ndrysa theksohet se as Editës babadimri nuk ia plotësoi dëshirat, e ndërkohë që zonja zëvendëskryeministre vijon planin e takimeve, vetë partneri i saj në bisedime, Borisllav Stefanoviç merr pjesë në barrikadat e strukturave ilegale në veri.

Mashtrimi më i madh, sipas Vetëvendosjes i atribuohet Kryeministrit, Hashim Thaçi. “Menjëherë pas aksionit të policisë së Kosovës në veri, aksion i cili u mbështet nga i gjithë populli, ai u tërhoq, dha urdhër që policët të kthehen në kazerma, dhe u hapi rrugë ngritjes së barrikadave. Në 28 korrik ai deklaronte se nuk kishte për të pasur asnjë kompromis me serbët, dhe reciprociteti do të vendosej medoemos. Mirëpo, partia e tij voton kundër çdo iniciative parlamentare për reciprocitet, edhe kur mocioni i Vetëvendosjes për reciprocitet u miratua nga parlamenti, duke u kthyer në vendim, Thaçi shpall publikisht se parlamenti është institucion që jep opinione, e jo ligjvënësi”, shprehet kjo lëvizje.

Sipas Vetëvendosjes edhe pse ky vit u mbyll duke konstatuar rrenat e pushtetarëve, viti i ardhshëm të kemi një tjetër synim, ai kundër rrenës në pushtet.

a.y/NOA

KOMENTE