Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti pret Avokatin e ri të Popullit: Transparencë për të drejtat e qytetarëve
English

Presidenti pret Avokatin e ri të Popullit: Transparencë për të drejtat e qytetarëve

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi priti sot në takim Avokatin e ri të Popullit i dalë nga radhët e socialistëve, Igli Totozanin.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Presidenti e përgëzoi Totozanin për detyrën e re dhe i uroi suksese në detyrën e tij për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Presidenti Topi u shpreh edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit e siguroi Kreun e Shtetit se do të punojë me përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe transparencë për të mbrojtur të drejtat e njeriut duke u fokusuar në pavarësinë e institucionit që do të drejtojë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Avokati i ri i Popullit, Igli Totozani u zgjodh ditën e djeshme nga Parlamenti me një shumicë votash të mazhorancës dhe opozitës.

a.y/NOA

KOMENTE