Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
QSUT, korrigjohen 170 probleme të lindura në zemër
English

QSUT, korrigjohen 170 probleme të lindura në zemër

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA- Mjekët kardiolog të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë realizuar një sërë ndërhyrjesh të rralla duke filluar nga fëmijët e moshës 4- ditëshe në jetë e deri tek të rriturit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al i tillë ka qenë rasti i Lumturie Muçajt, 49 vjeçares nga Durrësi e cila është paraqitur në mesnatë në shërbimin e kardiokirurgjisë për shkak të një çarjeje në aortë. Mjekët kanë arritur të riparojnë defektin e saj, një operacion i cili sot realizohet vetëm në disa shtete perëndimore.

Gjatë konferencës së sotme Drejtori i QSUT-së Saimir Ivziku, u shpreh se “Ky shërbim ka përballuar një numër të konsiderueshëm të rasteve për ndërhyrje te pacientët, por ajo që doja të evidentoja sot dhe të ndaja është një numër i ndërhyrjeve të cilat tashmë mund të quhen të rralla jo vetëm për realitetin mjekësor shqiptar por edhe realitetin më të mirë të klinikave në botë. Kjo do të thotë se tashmë në QSUT bëhen ndërhyrje tepër të vështira, duke filluar që nga 4 ditë që është fëmija më i fundit e deri tek moshat thyera me komplikacione të shumta”.

Nga ana e tij shefi i kardiologjisë, Edvin Prifti theksoi se gjatë dy javëve të fundit janë realizuar disa ndërhyrje për herë të parë nga të cilët mund të veçohet ardhja e një paciente 49 vjeçare me çarje të aortës.

Ai theksoi se kjo ndërhyrje, është jashtëzakonisht komplekse dhe shënon ato standarde që bëjnë edhe ndarjen kardiokirurgjisë në ato raste të super specializuara me kardiokirurgjitë konvencionale.

Kardiokirurgu pediatër Agim Veshti shtoi se janë realizuar 170 ndërhyrje për korrigjimin e defekteve të lindura, dhe gjatë dy viteve në vazhdim premtohen se do të realizohen të 300 rastet që lindin në vit me probleme në zemër, si dhe problemet e kardiokirurgjisë të të rriturve.

a.y/NOA

KOMENTE