Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Princ Filipi operohet nga zemër
English

Princ Filipi operohet nga zemër

Londër, 24 dhjetor 2011, NOA - Zyrtarët britanikë deklaruan sot se Princ Filipi, burri i Mbretëreshës Elizabeth, ka pasur një operacion për lehtësimin e një arterie të bllokuar në zemrën e tij.

Buckingham Palace, tha se Princi Filip, 90 vjeçar, u dërgua nga Sandringhami për në njësinë e zemrës të spitalit Papëorth në Kembrixh të premten, pasi ka pasur dhimbje gjoksi. Sipas kësaj deklarate Princ Filipi, i cili është i njohur edhe si Duka i Edinburgut, është gjetur se ka një arterie të bllokuar, dhe i është vënë një stendë.

Stenda është një tub i vogël që futet në një enë gjaku për ta mbajtur atë të hapur dhe për të parandaluar bllokimet. Buckingham Palace, tha se Princ Filipi pritet të qëndrojë në spital "për një periudhë të shkurtër". Princi Filip, i cili shihet si një figurë me ndikim në Shtëpinë Windsor, u martua në vitin 1947 me mbretëreshën dhe ata kanë katër fëmijë, duke përfshirë edhe trashëgimtarin e fronit, Princ Charles.

a.k/NOA

KOMENTE