Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vit nga pranvera arabe, çfarë ka ndryshuar ?
English

Një vit nga pranvera arabe, çfarë ka ndryshuar ?

" Disa prej tyre madje edhe u vranë. Modeli i diktaturave republikane, i filluar në vendet arabe në vitet ‘50-të dhe ‘60-të, duket se ka dështuar. Vala e protestave ka përfshirë pikërisht ato vende, ku diktatorët përpiqeshin të etablojnë një lloj dinastie republikane - ashtu siç ka bërë presidenti Hafiz Al-Assad. Djali i tij Bashari, ende po ruan pushtetin me të gjitha mjetet në dispozicion"...

Nga Anne Allmeling

Udhëheqja politike siriane po lufton me të gjitha mjetet për të shuar protestat. Nga dita në ditë po shtohet edhe frika për mundësinë e luftës qytetare mes besimtarëve shiitë dhe sunitë.

Pranvera arabe u dha fund diktaturave republikane. Por vendet arabe janë larg demokracisë së stabilizuar, shoqërisë pluraliste dhe hovit ekonomik. Gamal Mubaraku, Saif Al-Islam Al-Gaddafi dhe Ahmed Salehu, para 12 muajsh kishin shanse të mira për një karrierë të suksesshme. Si fëmijë të diktatorëve, ata kishin shumë gjasa të trashëgonin pushtetin. Ky ishte edhe qëllimi i presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, atij të Libisë, Muammar Al-Gaddafi, dhe Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Diktatorët i kishin bërë llogaritë pa qiraxhinjtë. Prej fillimit të ‘pranverës arabe’ katër prej tyre u detyruan të largohen nga pushteti. Kështu dështuan edhe shanset për një karrierë të fëmijëve të tyre. Disa prej tyre madje edhe u vranë. Modeli i diktaturave republikane, i filluar në vendet arabe në vitet ‘50-të dhe ‘60-të, duket se ka dështuar. Vala e protestave ka përfshirë pikërisht ato vende, ku diktatorët përpiqeshin të etablojnë një lloj dinastie republikane - ashtu siç ka bërë presidenti Hafiz Al-Assad. Djali i tij Bashari, ende po ruan pushtetin me të gjitha mjetet në dispozicion.

Rrëzimi i diktatorëve ka hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe demokratike. Demonstruesit kanë kërkuar që populli të vendosë se kush do të mbajë pushtetin, dhe jo diktatorët. Por jo të gjitha gjërat kanë shkuar ashtu si kanë dashur demonstruesit. Në zgjedhjet e Tunizisë fituan islamistët e partisë Ennahda. Ndërkohë që edhe në Egjipt duket se do të fitojnë islamistët. Demokratët, bloggerët, femrat moderne dhe pjesëtarët e matur të fesë islame ende nuk e kanë arritur qëllimin - të paktën sa i përket kutive zgjedhore.

“Demokratët nuk kanë përfituar nga rrëzimi dhe dobësimi i regjimeve në botën arabe", thotë Guido Steinberg, ekspert për Lindjen e Mesme, i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin. Nga ndryshimet në Egjipt dhe Tunizi kanë përfituar më shumë islamistët. Duket se kështu do të jetë edhe në Libi dhe Jemen. Shumë demokratë janë të dëshpëruar me këto zhvillime.

Ndërtimi i një demokracie të vërtetë po çalon. Shoqëria pluraliste ende nuk duket në horizont, ndërkohë që problemet e grumbulluara ekonomike dhe sociale nuk janë zgjidhur. Ekonomia e Tunizisë ende është përtokë. Investimet nga bota e jashtme kanë munguar. Është shtuar numri i të papunëve. Deficiti buxhetor ka arritur përmasa shqetësuese. Ndërsa në Jemen dhe Libi gati është ndërprerë nxjerrja dhe prodhimi i naftës.

Shumë të rinj kanë ikur nga vendi për shkak të krizës dhe mungesës së perspektivës. Nga situata e krijuar po përfitojnë në veçanti Vëllazëria Myslimane. Ata më parë kanë qenë të ndaluar, por kanë pasur një infrastrukturë të mirë. Që prej dhjetëra vitesh ata janë aktivë në shumë çështje sociale, që u ka sjellë besimin e popullit. Megjithatë, kryetari i parlamentit gjerman, Norbert Lammert paralajmëron nga një pesimizëm i tepërt: "Nuk duhet të gabojmë dhe të mos shohim shanset që ofrohen".

Monarkitë arabe kanë mbetur deri tani të paprekura, me përjashtim të Bahrejnit. Në Marok dhe Jordani ka pasur protesta kundër korrupsionit dhe për kushte më të mira jete. Por protestat nuk ishin të drejtuara kundër mbretërve dhe nuk kanë rrëzuar regjimet politike atje. Përkundrazi: Mbreti Mohammed VI nga Maroku dhe Abdullahu i Jordanisë kanë bërë reforma dhe ndryshime qeveritare.

Këtu ka luajtur një rol edhe mbështetja mes vetit e gjashtë monarkive në këtë rajon. Udhëheqësja e Arabisë Saudite ka ndihmuar mbretin e Bahrejnit, jo vetëm me mjete ushtarake. Bahrejnit dhe Omanit ajo i ka dhënë nga dhjetë miliardë dollarë ndihma. Ndërkohë që ndihma i ka premtuar edhe Marokut dhe Jordanisë.

Protesta të vogla ka pasur edhe në Oman, Arabinë Saudite dhe Kuvajt. Por udhëheqja e atjeshme ia ka dalë që me para dhe peshqeshe të mëdha për popullin të sigurojë qetësinë sociale. Konflikte më të mëdha ka pasur vetëm në Bahrejn.

Të gjitha këto konflikte duket se kanë pasur një jehonë të fuqishme në Siri. Udhëheqja e atjeshme politike po lufton me të gjitha mjetet për të shuar protestat. Nga dita në ditë po shtohet edhe frika për mundësinë e luftës qytetare mes besimtarëve shiitë dhe sunitë. Sikur edhe në rastin e Libisë, mbretërit arabë po mbajnë anën e protestuesve. Ata i mbështesin protestat me mjete propagandistike, përmes televizioneve Al Xhazira dhe Al Arabia. Mbretërit e Arabisë Saudite dhe Katarit kanë luajtur një rol vendimtar për izolimin politik të Sirisë në Ligën Arabe.

"Ne gjithmonë kemi menduar se këtu kemi të bëjmë me një valë demokratike", thotë Guido Steinberg dhe shpjegon: "Por kemi harruar konfliktin dominant në rajon, mes Iranit në njërën anë dhe kundërshtarëve të tij politikë, në anën tjetër". Me rrëzimin e regjimit në Siri do të rrëzohej aleati më i fuqishëm i Teheranit zyrtar. Në qoftë se kjo ndodh, do të bëhet e qartë se në të gjitha këto zhvillime një rol shumë të rëndësishëm luan konflikti rajonal. "Rajoni do të bëhet më konservator, me disa premisa të pluralizmit. Por nuk mendoj se do të bëhet më pluralist dhe demokratik", pohon Guido Steinberg.

NOA

KOMENTE