Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 27 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 27 dhjetor 2011

Tiranë, 26 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme por të ftohta dhe për pasojë moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë që në orët e para të mëngjesit. Edhe gjatë mesditës kthjellimet do të mbizotërojnë pothuajse në të gjithë vendin përjashtuar zonat verilindore dhe juglindjen ku do të ketë vranësira kalimtare.

Në kushtet e motit të qëndrueshëm do të mbetemi edhe gjatë pasdites pasi kthjellimet do të dominojnë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet prezent edhe gjatë natës deri në mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të tyre në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që dallgëzimi të arrijë deri në 2 ballë.

Europa

Edhe nesër Europa Verilindore dhe Veriperëndimore do të mbeten me mot të paqëndrueshëm. Në vendet Nordike dhe në Rusi do të ketë reshje dëbore si dhe stuhi të forta ere duke bërë që situata të përkeqësohet në Finlandë dhe në Norvegji pasi këto vende do të përjetojnë dëborë dhe stuhi ere gjatë gjithë ditës. Gjithashtu Ishujt Britanike do të mbeten me vranësira dhe reshje të dendura shiu ku më të përqendruara do të jenë në veri të saj. Edhe në disa vende të Europës Qendrore do të ketë dëborë të pakët, kryesisht në Gjermaninë Veriore. Ndërsa vendet e Ballkanit do të përjetojnë temperatura të ulëta si dhe mjegull të dendur gjatë natës e cila do të sjellë vështirësi në akset rrugore. Por në pjesën më të madhe të kontinentit Europian do të dominojë moti i kthjellët. Në këto kushte do të ndodhet Europa Lindore, Qendrore, Jugperëndimore si dhe Pellgu i Mesdheut.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira të dendur

- Finlanda do të alarmojë për dëborë të dendur dhe stuhi ere

- Ballkani rrezikohet për mjegull gjatë natës dhe temperatura të ulëta

a.y/NOA

KOMENTE