English

Berisha: Askush nuk ma merr pushtetin me dhunë, opozita bllokoi statusin

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në konferencën përmbyllëse të vitit 2011, Kryeministri Berisha bëri një rezyme të punës së qeverisë.

Ai e cilësoi vitin 2011 si një vit të shkëlqyer për të cilin çdo shqiptar duhet të falënderoj veten e tij, njeri- tjetrin, Zotin dhe funksionimin e reformave të ndërmarra.

Sipas tij falë këtyre reformave viti 2011 do të regjistrohet në muret e kohës si një nga vitet e suksesit të sistemit, vitet e suksesit të madh në të gjitha fushat.

“Viti filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara, ngjarje të cilat provuan testuan funksionimin e kushtetueshmërisë së vendit, ngjarje të cilat morën përgjigjen më kushtetuese dhe ligjore. Shqipëria u faktua si një vend i shtetit ligjor, pasi në këtë vend, askush dhe kurrkush një njeri të zgjedhur me votën e lirë nuk mund ta nxjerrë nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”, u shpreh Berisha duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ndër të tjera ai tha se viti pati dy ngjarje dhe zhvillime të tjera të mëdha, në të cilat përsëri u testua dhe provua funksionimi dhe provimi i shtetit ligjor, këto ishin zgjedhjet e 8 majit, zgjedhje që siç tha ai pavarësisht nga përpjekjet me zhurma dhe qëndrimet kundrathënëse, e drejta kushtetuese e qytetarëve për të votuar dhe për tu vlerësuar vota triumfoi.

Kryeministri Berisha theksoi se në këto zgjedhje institucionet kushtetuese kaluan një nga testet më të pazakonshme për shkak të ngushtësisë së garës dhe se direktivat e OSBE-ODHIR-it faktuan katërcipërisht qëndrimin e drejtë që u mbajt, pasi këto shtoi ai janë zgjedhjet e para në historinë e vendit që vlerësohen si pozitive e transparente, me gjithë problemet.

“Maxhoranca mori 12% më shumë vota, një përpjekje absurde për të bllokuar rezultatin dhe numërim votash, disa skena rrethimi të KQZ, por ligji dhe vetëm ligji veproi. Shqipëria zhvilloi këtë vit pas 10 vitesh, për të mos thënë pas 99 vitesh si shtet i pavarur censusin e plotë në liri të plotë, ajo ka sot fotografinë më të bukur të qenies së saj kombëtare dhe materiale, për herë të parë qytetarët shqiptarë u regjistruan me standardet më të avancuara të popullit, rezultatet e para janë do thosha dhe njëherë historike ato rezultate faktuan se ky vend po ecën me shpejtësi drejt horizontit të vendit të zhvilluar. U tregua se shqiptarët këto 10 vite kanë arritur të ndërtojnë më shumë shtëpi për veten e tyre se gjatë gjithë historisë së vendit, sepse lënë mbrapa së paku 3 vende anëtare të BE”, deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë.

Lidhur me mos marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian Berisha tha se, Shqipëria nuk mori statusin e kandidatit, sepse opozita vendosi të përdorë votën e vetë për të bllokuar dhe se Shqipëria nuk mori statusin jo se nuk u hartuan ligje pasi ato u hartuan dhe për hartimin e tyre u angazhuan ekspertët më të mirë të Europës dhe SHBA.

Në këtë linjë ai shtoi se ligjet nuk u votuan sepse opozita me një qëndrim politik, të verbër për mendim e tij, mendoi se mund ti adresonte qeverisë faturimin për statusin.

Sakaq në vijim Kryeministri Berisha theksoi se në 8 maj qytetarët i dhanë mësimin më të merituar atyre që përdorën votën, për ti ndëshkuar gjithë ata që zgjodhën rrugën. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE