Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet Këshilli Bashkiak, pritet votimi i buxhetit
English

Mblidhet Këshilli Bashkiak, pritet votimi i buxhetit

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA- Këshilli Bashkiak i mbledhur prag-mbrëmjen e sotme pritet të miratojë buxhetin e kryeqytetit për vitin 2012.

Pas konsultimit me qytetarët e 11 minibashkive të Tiranës, projekt-buxheti prej 70 milion dollarësh i Bashkisë së Tiranës për vitin 2012, do të shqyrtohet dhe hidhet sot për miratim në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të diskutojë propozimin e kryebashkiakut Basha për heqjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore, për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës. Sipas Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha buxheti i vitit 2012 parashikon trefishimin e investimeve publike, krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës në këto 20 vite. a.y/NOA

KOMENTE