Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thyhet mazhoranca, Topalli konfirmon: Nuk votoj Nanon për President
English

Thyhet mazhoranca, Topalli konfirmon: Nuk votoj Nanon për President

Tiranë, 28 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Shfaqet publikisht çarja e parë në radhët e mazhorancës. Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit, konfirmoi sot se nuk do ta pranojë kandidaturën e Fatos Nanos për presidentin e ri të vendit dhe nuk do ta votojë atë.

Në këtë mënyrë, zonja Topalli bëhet e para politikane e rangut të lartë në radhët e mazhorancës, që shprehet publikisht kundër ish kryeministrit dhe ish kryetarit të Partisë Socialiste, i cili para disa ditësh shpalli se do të jetë kandidat për postin që aktualisht mban Bamir Topi, ish nënkryetar i PD.

Duke folur me nota të forta kritike edhe ndaj presidentit aktual, në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në televizionin ABC News, zonja Topalli u ndal tek z.Nano dhe tha prerë se “nuk e votoj Fatos Nanon për President”.

Në lidhje me këtë argument, Topalli tha se “Nanon nuk gjykoj dhe as paragjykoj asgjë pasi çdo njeri ka të drejtën të kandidojë” por shtoi se ish-kryeministrin nuk e sheh si presidentin e ardhshëm të paktën me votë prej saj.

a.y/e.t/NOA

KOMENTE