Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Turqia do lobojë për Kosovën në vendet islamike
English

Jahjaga: Turqia do lobojë për Kosovën në vendet islamike

Prishtinë, 29 dhjetor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Parlamentit të Turqisë, të kryesuar nga anëtari i këtij parlamenti, Rifait Sait.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Jahjaga vlerësoi ndihmën që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në të gjithë fushat dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.

Ajo theksoi se anëtarësimi i Kosovës në nismat dhe mekanizmat rajonale dhe ndërkombëtare është i domosdoshëm dhe tha se po punohet në axhendën europiane për vendin.

Nga ana e tij, Rifait Sait, tha se vendi i tij i kushton një rëndësi të veçantë Kosovës, dhe e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si shumë të mirë.

Në këtë linjë ai garantoi Jahjagën duke thënë se për Turqinë paqja dhe stabiliteti në Kosovë nënkupton edhe paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit.

Në vijim parlamentari turk u shpreh se, Turqia do të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset dhe do të jetë një lobuese e fuqishme për Kosovën në vendet e Kaukazit dhe në vendet islamike.

a.y/NOA

KOMENTE