English

Wollfarth: Të respektohen kërkesat e partive të vogla

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka mbështetur partitë e “vogla” në lidhje me plotësimin e kërkesave për reformën zgjedhore.

një prononcim dhënë sot për mediat, Wollfarth i ka cilësuar si legjitime kërkesat e partive të vogla për reformën zgjedhore dhe ka kërkuar respektimin e tyre nga ana e dy partive të mëdha në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Një sistem i qëndrueshëm zgjedhor është me shumë rëndësi për vendin. Unë mendoj se kërkesat e partive të vogla janë legjitime, e si të tilla duhen respektuar. Por, gjithsesi vendimi mbetet në dorë të klasës politike”, tha kreu i OSBE-së.

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha ka deklaruar se nuk mund të ketë ndryshim sistemi zgjedhore. Ndërsa kryesocialisti Rama ka theksuar se PS-ja do të marrë në konsideratë çdo kërkesë të aleatëve, por nëse PD-ja vendos veton në Komisionin e Reformës Zgjedhore, asnjë ndryshim nuk mund të miratohet.

a.k/NOA

KOMENTE