Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homazh i heshtur me lule dhe qirinj në 21 Janar
English

Homazh i heshtur me lule dhe qirinj në 21 Janar

21 Janari po vjen dhe një ditë e dhimbshme na kujton atë të një viti më parë.
Partia Socialiste ka vendosur të ketë prioritet këtë muaj zbardhjen e autorëve të vrasjes së 21- Janarit dhe përballjen me drejtësinë. Kryetari i saj Edi Rama ka biseduar me krerët vendorë të rretheve dhe me familjet e viktimave për detajet e 21 Janarit lidhur me zhvillimin e homazheve për nder të viktimave të rënë një vit më parë.Gjithshtu kreu i socialistëve Edi Rama do të zhvillojë takim edhe me kryetarët e PS në rrethe dhe sidomos të rretheve prej nga ishin viktimat. Gjthashtu deputetët e Fierit, Gjirokastrës, Lezhës kanë kërkuar që ceremonitë të zhvillohen edhe në qytetet e tyre, përveçse në Tiranë.
Mendohet që turma e njerëzve me lule e qirinj në duar, të niset që nga selia e PS-së e si zakonisht të zhvendoset drejt shëtitores "Dëshmorët e Kombit" dhe të ndalojë përpara Kryeministrisë. Mendohet që marshimi të nisë, pothuaj në të
njëjtën orë, siç nisi një vit më parë në 21 janar. Partia Socialiste do t’i drejtohet sërish kryeministrisë me thirrjen për drejtësi, por mësohet se nuk do të ketë fjalime, për të shmangur çdo lloj përzierje politike në këtë
tragjedi të 4 familjeve të të vrarëve: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nikaj.Kreu i socialistëve në pamundësi për të vizituar të 4 familjet e të vrarëve do të zgjedhë një prej grupeve vendorë që do të vizitojnë
familjet viktimave. Në homazhe do të jenë dhe përfaqsues të familjeve të viktimave.
Pikërisht, një vit më parë, mijëra protestues iu bashkuan thirrjes së opozitës për të demonstruar në shëtitoren kryesore të Tiranës, përpara Kryeministrisë kundër keqqeverisjes, korrupsionit dhe situatës së vështirë ekonomike.
Por në shumë pak minuta protesta degjeneroi në përleshje mes pjesës së protestuesve dhe forcave të rendit që kishin zënë vend para selisë së qeverisë. Gjatë tentativave për shpërndarjen e turmës së madhe të njerëzve pati edhe të
shtëna,ku humbën jetën 3 protestues, ndërsa një i katërt, Aleks Nikaj nga Lezha u plagos rëndë në kokë.
I pari humbi jetën Ziver Veizi, para derës së kryeministrisë e më pas Hekuran Deda e Faik Myrtaj. Ndërsa Aleks Nikaj pas disa ditë përpjekjesh për kurim në Turqi u kthye në atdhe i pajetë. Aktualisht nuk ka të dënuar për ngjarjen,
edhe pas akuzave që u ngritën ndaj gardistëve që ndodheshin atë ditë, në mbrojtje të Kryeministrisë.

KOMENTE