English

Arvizu drekon me kreun e selisë rozë Edi Rama

Kreu i PS-së, Edi Rama, është parë gjatë ditës së djeshme 12 Janar të drekojë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Dreka mes të dyve ka zgjatur për rreth tre orë, ndërkohë që nuk është marrë vesh se për çfarë kanë diskutuar.

Ata nuk kanë pranuar të prononcohen pas drekës së gjatë. Takimi vjen në një kohë kur duket se marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës po acarohen sërish, sidomos për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Deri më tani, të gjithë ambasadorët ndërkombëtarë janë shprehur se presidenti duhet zgjedhur me konsensus. Arvizu ndërkohë ende nuk ka dhënë ndonjë opinion të tij për këtë çështje.

KOMENTE