English

Edi Rama: Takim me kryebashkiakët e majtë në Durrës.(VIDEO)

Edi Rama Kryetari i Selisë rozë ka zhvilluar një takim me kryetarët e Partive Socialiste të dalë nga zgjedhejet e 8 Majit, për të konkretizuar kontributet më të mira të çdo strukture të zgjedhut nga Partia Socialiste.
Sekretarët e rinj të zgjedhur nga Asambleja e Partisë Socialiste, si dhe kryetari i Grupit Parlamentar dhe Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi ishin të pranishëm në kët takim.
Nga selia rozë, burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kësaj mbledhjeje e cila u zhvillua në qytetin e Durrësit, Rama foli për një specifikë të ndryshme e të re të këtij takimi me drejtuesit e pushtetit vendor dhe me sekretariatin e sapozgjedhur socialist.
Rama tha: "Me sekretariatin kemi punuar me një plan të detajuar për çdo fushë që ata mbulojnë. Secili do kërkojë nga ju kontribut bazuar mbi planin e përgjithshëm."
Edi Rama u ndal në riorganizimin e të rinjve eurosocialistë, duke thënë: Do të doja ta vlerësonit dhe të jepnit kontributin tuaj në 15 janar. Nuk bëhet fjalë për numra, por për pjesëmarrjen e njerëzve të zgjedhur. Kam parasysh të rejat dhe të rinjtë që kanë marrë pjesë në fushatë, që janë potenciale për t’i mbështetur si bërthamë në këtë aksiomë të re politike. Në 15 janar starton një aktivitet i cili duhet të jetë sa më mbresëlënës me njerëz që realisht të jenë gjithëpërfshirës. Një trupë që do na shërbejë si pikë mbështetëse për të rindërtuar atë frymë dhe atë organizim që kërkojmë. Vërtet duhet ta riorganizojmë FRESSH-in, por të shkojmë drejt një sistemi federativ ku secili të ketë vendin e tij dhe pa qenë anëtar i tij.
Ndërkaq, duke u ndalur në riorganizimin e të gjithë burimeve njerëzore të forcës që drejton, Rama kërkoi, krijimin e një shtresëzimi të anëtarësisë së PS në anëtarë dhe anëtarë aktivë.
Në përfundim Rama u shpreh: Na duhet një fushatë energjish pozitive e cila të përfshijë gjithë Shqipërinë. Sfilitja e njerëzve nga kjo qeverisje nuk mjafton, ajo që duan njerëzit sot është shpresë, është motivim, është besim. Kjo fushatë në radhë të parë duhet të sensibilizojë të gjithë Partinë Socialiste. Duhet ta energjizojmë partinë maksimalisht
Blendi Klosi, sekretari i tij, u ndal në aspektet e organizimit duke dhënë se, në vitin 2012 do duhet të ketë një rishtim të radhëve të PS me 30 përqind. Kjo do të kërkojë shumë punë dhe një aksion të madh politik. Do bëjmë takime në të gjithë Shqipërinë me problematika të ndryshme, duke prezantuar programin e ri politik por edhe duke prekur shtresat e caktuara të shoqërisë. Anëtarësia aktive duhet të rigjenerohet.
385

KOMENTE