Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rifillojnë kërkimet për të mbijetuarit në anijen Costa Concordia
English

Rifillojnë kërkimet për të mbijetuarit në anijen Costa Concordia

Punonjësit e shpëtimit rifilluan operacionet sot për të mbijetuar brenda anijes luksoze turistike që goditi shkëmbinj dhe u përmbys në brigjet veriore të Italisë.

Kërkimet filluan disa orë pasi anija Costa Concordia pushoi së rrëshqituri duke i detyruar polombarët të largoheshin për arsye sigurie. Gjashtë persona kanë vdekur dhe të paktën 14 të tjerë figurojnë të humbur nga aksidenti për të cilin pronarët e anijes fajësojnë një gabim njerëzor të kapitenit.
Costa Concordia 290 metra e gjatë u përmbys në anën e djathtë në një cekëtirë shkëmbore pranë ishullit Giglio.
Anija me më shumë se 4 mijë pasagjerë në bord ngeci në rërë të premten në brigjet veriore të Italisë. Të mbijetuarit e përshkruan skenën si kaotike dhe të tmerrshme. Disa thanë se nuk kishte asnjë organizim, ndërsa të tjerë u hodhën në ujin e ngrirë dhe notuan për në breg.
voanews.

KOMENTE