Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një gjest simbolik për 100 vjetorin e Pavarësisë
English

Një gjest simbolik për 100 vjetorin e Pavarësisë

Në 15 janar të këtij viti simbolik për Shqipërinë dhe shqiptarët Edi Rama bëri këtë deklarim në Pallatin e Kongreseve në Konventën Re: Fressh në ditën e themelimit të organizatës rinore eurosocialiste.

“Në ballkonin e shtëpisë sime vura sot në mëngjes flamurin kuqezi të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, flamurin e pavarësisë që festojmë këtë vit. E bëra që kur të vija këtu t’ju ftoja të gjithëve ta bëni të njëjtën gjë kur të ktheheni në shtëpi dhe pastaj së bashku t’i ftojmë të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë gjest, me dëshirën që në 28 nëntor të këtij viti Shqipëria edhe Kosova edhe Tetova e Presheva edhe godinat ku jetojnë shqiptarët nëpër botë të gdhihen me flamurin kuqezi në çdo ballkon a dritare ku jeton një familje shqiptare. Kështu, një gjest i papërfillshëm i secilit do të kthehej në një gjest spektakolar të një populli të tërë të një kombi të tërë nëse gjithkush do ta bëjë gjestin e vet të vogël, në vetvete të padukshëm, por të domosdoshëm për ta bërë sa më madhështor gjestin e madh.”

Por nuk e ka lënë me kaq Edi Rama. Në dritaren e zyrës e tij ai ka vendosur një flamur kuq e zi, për të përcjellë edhe prej selisë së Partisë Socialiste ftesën që çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton të vendosë në ballkon a dritare një flamur kombëtar.

Rama është shprehur se këtë gjest simbolik e bëjnë të gjithë kombet e mëdha kur kremtojnë 100 apo 200 vjetorin e shtetformimit të tyre.

KOMENTE