Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e këshillit të mandateve. Pritet heqja e imunitetit të 3 deputetëve socialistë
English

Mbledhja e këshillit të mandateve. Pritet heqja e imunitetit të 3 deputetëve socialistë

Jozefina Topalli kryetarja e kuvendit, pritet të thërrasë sot mbledhjen e këshillit të mandateve për të diskutuar heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë Taulant Balla, Besnik Baraj dhe Tom Doshi.
Këshilli i mandateve të Kuvendit në mbledhjen e sotme pritet të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë.
Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë një ditë më parë për të bërë të mundur sqarimin plotësisht të pozicioneve të tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, për veprën penale të organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.

KOMENTE