Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rivali i zotit Berisha është 20 vjet më i ri se Berisha por Berisha ka 75 perqind suport më shume se Rama thekson kryeministri
English

“Gjatë dy viteve të fundit mazhoranca i ka ofruar opozitës pikërisht atë që po bën në këtë periudhë në aktivitetin e saj politik”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me një grup të rinjsh nga vende të ndryshme të Ballkanit. Sa i përket interesimit të të rinjve për zgjedhjet e 8 majit , kryeministri tha se votat e kontestuara u rishikuan por edhe ndërkombëtarët konstatuan se nuk kishte prova për manipulime.

“Mbi 1000 protesta zhvilloi dhe pas tyre humbi edhe Bashkinë. Konfliktualiteti ka qenë i vazhdueshëm por i kemi ofruar opozitës marrëveshje bashkëpunimi për të arritur pikërisht atë çka po bën sot PS, pra përfshirja në Parlament dhe jetën politike aktive. Sa i përket zgjedhjeve të 8 majit dua të theksoj këtu se asnjë votë nuk u manipulua, kjo u vërtetua nga Gjykata Kushtetuese”-tha ai.
Kryeministri ka ironizuar politikat e ndjekura për të rinjtë nga lideri i opozitës Edi Rama.

“Me të rinjtë ne fituam fitoren në mars. Unë humba zgjedhjet në 97, por sërish me të rinjtë erdha në pushtet. Në 2009, The Economist shkruante se " rivali i zotit Berisha është 20 vjet më i ri se Berisha por Berisha ka 75 perqind suport më shume se Rama”-përfundoi Kryeministri i vendit.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë punimeve të Konferencës rajonale me temë "Forcimi i të rinjve nëpërmjet hartimit të politikave",takim ky i cili u vlerëusar nga shefi i qeverisë shqiptare si mundësi për bashkëpunimin e të rinjëve në politikat.

(ora news)

KOMENTE