Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes tragjikisht 16-vjeçari, ra shtylla teksa luante futboll
English

Vdes tragjikisht 16-vjeçari, ra shtylla teksa luante futboll

Ferizaj, 2 Janar 2011 NOA – Vdekje tragjike dhe të dhimbshme për një djalë 16 vjeçar në Kosovë, i cili humbi jetën në ditën e parë të Vitit të Ri, teksa luante futboll. Incidenti ishte fatal sepse teksa luante, shtylla e portës në fushën sportive ku gjendej u rrëzua duke e goditur për vdekje, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Gjithçka ka ndodhur në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj në orën 12:50 të ditës së djeshme.

Viktima, një shqiptar i moshës se mitur ishte duke luajtur në fushën sportive së bashku me disa djem të tjerë të zonës. Ndërsa rreth e qark gjendeshin njerëz të tjerë që po i sodisnin.

Në një moment të papritur, adoleshenti është goditur nga shtylla e portës në lojë e sipër. Shtylla është rrëzuar dhe i mituri ka pësuar lëndime te rënda trupore.

Viktima pas marrjes se ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt është dërguar ne QKUK-Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë, konfirmuan sot mjekët.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës, i thanë agjencisë NOA se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Lidhur me rastin janë intervistuar disa anëtarë të familjes së viktimës te cilët deklarojnë se nuk dyshojnë në askënd dhe se vdekja e viktimës është vdekje aksidentale.

Në këto kushte, familjarët e të miturit kanë kërkuar nga prokurorit që trupi i pajetë i viktimës të mos dërgohet për obduksion.

Gjithsesi, burimet policore thanë se ngjarja e ndodhur është ende nën hetime.

a.b/NOA

KOMENTE