Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabisin turistik çek, i përdhunojnë shoqen, kapet nga “Identiteti i Rremë”
English

Grabisin turistik çek, i përdhunojnë shoqen, kapet nga “Identiteti i Rremë”

Korçë, 31 Maj 2011 NOA/ Alba Filipi – Një krim i shëmtuar i nisur me grabitje të dhunshme për të vazhduar me përdhunim, i ndodhur në Korçë, ka sot në pranga një autor i cili kërkohej nga policia.

Kapja e Marjon Kolamit, u bë sot ne oren 09:30 pas nje pune te mireorganizuar nga ana e Sektorit te Operacioneve Speciale dhe Kerkimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Korçë.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit te koduar “Identiteti i Rreme” ku u be kapja e personit ne kërkim Maljan Mecolli (Marjon Kolami) 24 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Zvezde te rrethit te Korçë.

Maljan Mecolli ka qene person i shpallur ne kërkim prej datës 2 gusht 2006 dhe me Vendim Nr 26 date 22.01.2007 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka denuar me tetë vjet burg per veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhune me te rritura” dhe “Vjedhje me dhune”.

Kjo pasi ky shtetas ne bashkëpunim dhe me Redion Terolli ( i cili vuan dënimin ne burg) më 30 korrik 2006 ne aksin rrugor Zvezde-Liqenas kane vjedhur me dhune shtetasit me kombësi Çeke: Robert Tropek dhe shtetasen me iniciale A.K si dhe kane kryer marrëdhënie seksuale me dhune me këtë shtetase çeke.

Policia tha se materialet e përpiluara për kete rast do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime te mëtejshme.

a.f/NOA

KOMENTE