Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ nis shqyrtimin e ankesave, Gjonçaj: Ankesa e PD pa sens
English

KQZ nis shqyrtimin e ankesave, Gjonçaj: Ankesa e PD pa sens

Tiranë, 31 maj 2011, NOA – Ka nisur me debate edhe mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pritet që KQZ të vendosë lidhur me ankesat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për rezultatin e Tiranës.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjonçaj e cilësoi kërkesën e Partisë Demokratike për rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit si dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare të rezultateve, një kërkesë të paligjshme dhe të pavend.

Gjonçaj theksoi se PD ka ndryshuar nga dje sot, objektin e kërkesës sa i përket procesit të rinumërimit të votave në KQZ.

Sipas Gjonçaj kërkesa e mëparshme nisi me kqyrjen e procesit, dhe më pas kërkon rivlerësimin e votave të nxjerra nga të 113 kutitë e shqyrtuara në KQZ.

Genci Gjonçaj e cilësoi këtë kërkesë si një tentativë të PD-së për të rihapur një çështje të mbyllur.

Sipas tij nëse kjo kërkesë vlerësohet si e ligjshme, nënkupton se edhe pas një muaji një pale tjetër i jepet e drejta të rikërkojë numërimin e votave.

Gjonçaj e cilësoi të pakuptimtë kërkesën edhe për faktin se aty ankimohet edhe tabela e rezultatit ku u përfshinë votat e kontestuara të numëruara në KQZ.

Gjonçaj apeloi se për këtë duhet të japë përgjigje KQZ, e cila siç tha ai ka fuqinë e kartonave pro PD-së.

"Është një çështje që realisht nuk ekziston, juridikisht nuk ka sens. Kjo është një çështje e paligjshme dhe më shumë do ngatërrojë se do zgjidhë punë”, tha Gjonçaj, duke iu referuar faktit se PD kërkoi të rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë që u numëruan në KQZ.

Ndërkohë dy kërkesat e Partisë Socialiste kërkojnë shpalljen të pavlefshme të vendimit të KQZ-së për tabelën përmbledhëse të njësisë bashkiake numër 5 si dhe për tabelën përmbledhëse të bashkisë së Tiranës.

Sipas PS-së këto dy tabela janë të pavlefshme për shkak se u përpiluan pas numërimit të votave të kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara.

KQZ po shqyrton në këto momente provat e paraqitura mbi parregullsitë në qendrat e votimit, procesverbalet e grupeve të numërimit, librat e protokolleve.

mit/NOA

KOMENTE