Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngrihet akuzë zyrtare për Rezarta Shkurtën: Plagosje me dashje
English

Ngrihet akuzë zyrtare për Rezarta Shkurtën: Plagosje me dashje

Tiranë, 31 Maj 2011 NOA – Akuzë për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” dhe mbi bazën e kësaj akuze, kërkohet ndëshkim ligjor për këngëtaren e njohur.

Zhvillimet vijnë pas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Tiranës lidhur me denoncimin e kryer nga aktorja Rozana Radi e cila pretendoi se këngëtarja Rezarta Shkurta e kishte lënduar.

Burimet nga prokuroria bënë të ditur sot se me këtë akuzë, Rezarta Shkurta do të kërkohet përmes dosjes që pritet t’i kalojë gjykatës së Rrethit Tiranë, të merret si e pandehur dhe të përballet me vendimet e drejtësisë.

Burimet e mësipërme thanë se ia kanë komunikuar këtë akuzë këngëtares që gjithsesi nuk e pranon.

Për më tepër, Shkurta ka refuzuar dhe një pajtim të mundshëm duke deklaruar se fajtore është Rozana Radi duke e akuzuar atë si pikënisje të konfliktit.

Hetimet dhe veprimet e mëtejshme të prokurorisë vijnë pasi Rozana Radi paraqiti përmes avokatit të saj një raport mjeko-ligjor që demonstronte se ajo ishte dhunuar fizikisht.

Vetë këngëtarja Rezarta Shkurta ka thënë se janë goditur mes tyre me grushte dhe shpulla, në gjaknxehtësi e sipër për shkak se sikundër shprehet, Radi e kishte fyer përmes Facebook dhe telefonit.

Ngjarja ndodhi kur për shkak të debateve përmes rrjetit social dhe telefonit, Rozana Radi ka kërkuar një takim me Rezarta Shkurtën ku edhe precipitoi në sherr të dhunshëm mes tyre.

Gjithçka erdhi para afro nëntë muajsh kur në Kosovë, dy emrat e botës së muzikës dhe skenës u përplasën mes tyre në një realit shoë për punët e shtëpisë në objektin ku ishin nën vrojtim të drejtpërdrejtë televiziv.

e.t/NOA

KOMENTE