Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutimi i politikës shkatërruese për ekonominë
English

Ekzekutimi i politikës shkatërruese për ekonominë

Nga Edi Rama

Sot dëshiroj që të them disa fjalë lidhur me atë çka ndodh paralelisht me kanibalizmin elektoral që është shthurja marramendëse e ekonomisë dhe e financave të këtij vendi e cila ka kulmuar me deklarimin për të privatizuar pasuri strategjike të këtij vendi dhe të këtij populli.

Bëhet fjalë për 5 hidrocentrale të Bistricës 1 dhe 2, dy të tjera mbi lumin Mat dhe të HEC-it të Lanabregasit në Tiranë. Janë pjesë e një aseti të madh publik, një pasuri e madhe kombëtare dhe mbi të gjitha një pasuri e cila jo vetëm që nuk është problematike për nga pikëpamja e rentabilitetit, por përkundrazi fitimprurëse me rezultate qartësisht të dukshme. E mbi të gjitha rinovimi i gjithë këtyre aseteve është bërë thuajse plotësisht me kredi, pra me borxhe të marra bazuar mbi kontributin e të gjithë qytetarëve taksapagues.

Pse Saliu e hedh këtë hap për ne është shumë e qartë. Shthurja e ekonomisë dhe e financave të këtij vendi tashmë ka hyrë në një fazë jashtëzakonisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë nevojë për rehabilitim. Nuk bëhet fjalë për asnjë nga ato nevoja që zakonisht shtrojnë problemin e kalimit të pronësisë nga duart e shtetit në duart e privatit.

Bëhet fjalë për një tjetër grabitje në ditën për diell, aq më tepër pastaj kur sheh relacionin e qeverisë që shoqëron një projektligj absolutisht keqbërës për këtë vend. Në projektligj për më tepër shfaqen dy formula të ndryshme duke lënë të hapur formën e privatizimit dhe sigurisht duke lënë plotësisht të hapur dhe shtegun e abuzimit të pritshëm. Është parashikuar një kohë shumë e shkurtër 4 muaj që as bëhet fjalë se mund të jetë një kohë

e arsyeshme për privatizime të kësaj natyre, të cilat në rastin konkret janë tërësisht të panevojshme, për më tepër plotësisht të dëmshme për të sotmen, por akoma më shumë për të nesërmen e këtij vendi. Saliu i ka vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë, e tashmë me atë që ndodh me procesin zgjedhor të 8 majit në Tiranë, vjedhja e zgjedhjeve është ekzekutuar ditën për diell haptaz si një mësim televiziv ku të gjithë qytetarëve të këtij vendi u thuhet se qëllimi justifikon mjetin dhe vjedhja mund të jetë jo vetëm e mundshme por plotësisht e moralshme.

Në këtë kornizë imoralitetit të skajshëm që kurrë ndonjëherë nuk e ka karakterizuar në mënyrë kaq therëse keqqeverisjen e këtij vendi edhe çka ndodh me pasuritë e shqiptarëve është haptazi një grabitje ogurzezë për të ardhmen e vendit dhe qartësisht e projektuar për përfitime marramendëse në kurriz të ekonomisë sonë kombëtare dhe të çdo familjeje shqiptare. Dua ta them hapur, qartë dhe troç.

Ne nuk do njohim si të ligjshëm asnjë proces të kësaj natyre dhe ashtu siç kemi thënë për të tjera procese të korruptuara me sfond mafioz themi edhe për sa i takon procesit të hapur për privatizimin e këtyre aseteve kombëtare. Do ti zmbrapsim dhe do tua kthejmë shqiptarëve, qytetarëve të këtij vendi. Në këtë periudhë që ka si kulm këtë akt kriminal për ekonominë, të verbër për sa i takon menaxhimit të burimeve pasurore të këtij vendi dhe sigurisht jashtëzakonisht të dëmshëm për çdo familje të zakonshme të këtij

vendi, zhvillohet një proces tërësisht shthurës i financave shqiptare.

Shifrat në tejkalimet e shpenzimeve, në tejkalimet e gjithçkaje të parashikuar më parë nga vetë Kuvendi i Shqipërisë lidhur me pagat, shpenzimet operative, shpenzimet për ndihmë ekonomike, shpenzimet për subvencione, shpenzimet për pushtetin vendor janë realisht marramendëse. Marramendëse në funksion të një qëllimi të vetëm, të deformimit të procesit zgjedhor, të thellimit të gropës ku zhytet çdo ditë ekonomia shqiptare me

synimin konsolidimin e një pushteti i cili po e fut Shqipërinë përditë e më shumë në një qorrsokak ku më shumë herët se sa vonë do gjendemi që të gjithë të detyruar të shohim të vërtetën e financave dhe të ekonomisë. Një e vërtetë shumë e dhimbshme që pa asnjë dyshim do të shkaktojë dhimbje jashtëzakonisht të forta për vendin e për njerëzit, e do të jetë realisht një përpjekje titanike e nevojshme për të dalë nga qorrsokaku.

Vetëm për efekt deformimi të zgjedhjeve janë nënshkruar në periudhën para 8 majit kontrata punësimi afatshkurtër në shumë agjenci shtetërore. Kontrata të cilat kanë mundësuar marrjen në punë të njerëzve për ti kthyer në trupë elektorale, dhe që sot pas zgjedhjeve kanë nisur të zhbëhen duke i rikthyer njerëzit në rrugë. Për të përmbushur këto kontrata janë futur duart në arkën e shtetit, dhe është tejkaluar në masën 110% shpenzimi për pagesat. 2.4 miliardë lekë të reja është tejkalimi i shpenzimeve operative, 164% është tejkalimi i shpenzimit të subvencioneve. 106.6% është tejkalimi i shpenzimeve të pushtetit vendor dhe jo rastësisht ky tejkalim ka ndodhur vetëm në ato

territore ku pushtetin vendor para 8 majit e ka pasur Saliu dhe pavarësisht se kjo shumë llogaritet për të gjithë pushtetin vendor, e vërteta është se paratë e qytetarëve në arkën e shtetit janë shfrytëzuar dhe abuzuar për qëllime mirëfilli elektorale të Saliut. Ashtu sikundër është tejkaluar në masën 109% ndihma ekonomike e kthyer në një lëmoshë paraelektorale, praktikë kjo e njohur edhe më parë, por që ka njohur një kulm të ri kësaj radhe. Ndërkohë që po të shohim pamjen e deficitit buxhetor dhe të marrim vetëm huamarrjen e brendshme nga Banka e Shqipërisë, një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm për ekonominë, aq më tepër kur Banka e Shqipërisë është një institucion në letër thellësisht i pavarur, ajo e ka tejkaluar me 292,63%. Nga ana tjetër financimi nga jashtë është realizuar vetëm 28,36%.

Të gjitha këto shifra natyrisht mund të mos u thonë gjë drejtpërdrejtë qytetarëve që nuk janë të lidhur me këtë sferë dhe mund të duken në pamje të parë thjesht si shifrat e radhës për një pasqyrë teknike të radhës, por në të vërtetë së bashku flasin për një ekonomi në krizë të thellë dhe për një gropë që shkon duke u thelluar në rrugën që kemi përpara. Ajo çka familjet e zakonshme shqiptare sot ndjejnë si peshë shtypëse në formën e varfërisë, të

papunësisë, të pamundësisë për të përballuar shpenzimet e tyre mujore dhe për të arritur fundin e muajit është drejtpërdrejtë pasojë kuptimplotë e gjithë këtyre manovrave të dëmshme dhe me pasoja jashtëzakonisht të rënda për ekonominë kombëtare në tërësi, që Saliu vazhdon ti bëjë me një qëllim të vetëm, qëndrimin në këmbënjë pushteti të vjedhur për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë për interesat e oborrit të tij familjar, klanor, e klientelist, pa dashur t’ia dijë për tokën e djegur që po lë pas.

Dua ta mbyll duke u rikthyer tek privatizimi i 5 hidrocentraleve. Duke nënvizuar se ky është akti më kriminal në pikëpamje të administrimit të ekonomisë që shënon një kulmim të ri në ekzekutimin e një politike ekonomike shkatërruese për vendin. Për sa na takon jemi thellësisht të shqetësuar prej kohësh duke parë nga brenda të vërtetat e ekonomisë shqiptare, e cila po kthehet në një bombë me sahat, koha e shpërthimit vjen duke u afruar dhe arsyeja është një dhe vetëm një. Keqqeverisja jo thjesht si paaftësi, paaftësia është njëra anë e saj, por si një vetëdije e mbrapshtë për ta grabitur deri në fund këtë vend, për ta rrjepur në çdo pjesë të tij dhe për ta sunduar duke kalëruar mbi varfërinë, mbi papunësinë, mbi të gjitha pasojat paralizuese të tyre që vetvetiu krijojnë një shoqëri të lodhur, të tkurrur dhe të frikur.

Nuk ka asnjë dyshim se ajo që ndodh me procesin zgjedhor është krejt e lidhur me atë që ndodh me ekonominë. Nuk ka asnjë dyshim, historia e provon këtë edhe rrugëtimi i këtij vendi në këto vite e provon këtë, që aty ku vidhet vota, vidhet edhe pasuria e një popullit. E për ta vjedhur pasurinë e një populli me komoditetin kriminal që i jep vetes pushteti i sotëm në Shqipëri është e domosdoshme që në radhë të parë popullin ta zhveshësh nga sovraniteti i tij që qëndron tek vota. Tek fuqia për të ndryshuar me votë

këdo që keq qeveris dhe tek mundësia për ta nënshtruar çdo pushtetet nën gjykimin e votës.

Të gjitha çështjet që lidhen me vendimmarrjet e PS dhe të grupit parlamentar të saj, të opozitës në tërësi lidhur me të nesërmen janë çështje që do diskutohen gjerësisht pas përfundimit të procesit të hapur ende të 8 majit në Tiranë.

Ne duam drejtësi dhe vetëm drejtësi. E drejta është më e qartë se kurrë se në cilin krah qëndron. Mbetet vetëm për të pritur dhe parë nëse Kolegji Zgjedhor do të japë drejtësi.

Lidhur me privatizimet ne do ti zmbrapsim menjëherë sapo të jemi në qeveri. Dhe kjo ditë është shumë më afër sesa ç’mund të duket, ashtu sikundër është shumë më afër sesa ç’mund të duket edhe fundi i këtij pushteti kusarësh dhe matrapazësh që kanë arritur deri në pikën sa edhe themelet e pasurisë së këtij populli ti godasin barbarisht siç është një goditje barbare përpjekja për të privatizuar këto pesë asete të mëdha të sektorit strategjik të energjisë në Shqipëri.

KOMENTE