English

Arrestohet Mikel Këndezi, i akuzuar për maskrën e Qafë Gjashtës

Athinë, 7 qershor 2011 NOA- Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i cili akuzohet për masakrën e “Qafë Gjashtës” ndodhur në Sarandë në vitin 1997. Zyra Qëndrore e Interpol Tirana njoftoi se 49 vjecari Mikel Këndezi, nga fshati Pustec i Korçës, i cili njihej edhe me emrat Flamur dhe Vladimir, është vënë në pranga nga Policia e Athinës, pasi për të ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet shqiptare. Mediat greke bëjnë të ditur se ai u arrestua sot ndaj të gdhirë në Athinë dhe se do të dërgohet menjëherë në Prokurori për t’iu komunikuar akuza dhe për të filluar procedurat e ekstradimit. Mikel Këndezi, 49 vjec, bashkë me 9 persona të tjerë, akuzohet si pjesëmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës, ngjarje e ndodhur në 4 Mars të vitit 1997 në Sarandë, ku pas torturave, u vra dhe iu dogj kufoma, oficerit të policisë së Sarandës, Gjergj Mehmeti. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.52, datë 23.05.2005, e ka dënuar shtetasin, Mikel KËNDEZI, me 11 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit të personit”.

Këndezi, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 21.05.1997, kanë rrëmbyer dhe mbajtur marrë peng për 18 ditë, dy shtetas grekë, duke kërkuar në këmbim të lirimit të tyre një shumë të konsiderueshme parash.

Po ashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj shtetasit Mikel KËNDEZI, masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, e kryer në bashkëpunim”.

a.q/NOA

KOMENTE