English

Gjendet i pajetë i zhdukuri në liqenin e Tujanit

Tiranë, 9 qershor 2011, NOA- I mbyturi i pasdites së djeshme në liqenin e Tujanit, i identifikuar si Shkëlqim Bregasi është gjetur pasditen e sotme.

Pas ndërprerjes së kërkimeve gjatë natës së djeshme polumbarët i kanë rinisur sërish sot ato, për ta gjetur kufomën vetëm pak më parë.

Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme ku katër shokë janë gjendur në situatë të vështirë në liqenin Tujan në Tiranë dhe ku njëri prej tyre është zhdukur në ujërat e liqenit, për tu gjetur vetëm këtë pasdite.

Sipas burimeve policore, katër shokët kanë qenë duke drekuar në afërsi të liqenit Tujan në zonën e komunës Dajt në Tiranë dhe pas përfundimit të saj janë hedhur në ujë por njëri prej tyre nuk ka mundur që të dalë dot, ndërsa tre shokët e tij janë vënë në lëvizje për gjetjen e Bregasit.

Mësohet se i mbyturi rezulton të jetë Shkëlqim Bregasi i moshës 35 vjeçare, me banim në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Jordan Misja”.

a.y/NOA

KOMENTE