Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha uron Erdogan: Turqia progres në konsolidimin e reformave
English

Berisha uron Erdogan: Turqia progres në konsolidimin e reformave

Tiranë, 13 qershor 2011 NOA - Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh urimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan, me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në këtë mesazh, kryeministri Berisha shprehet:

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, t`ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore, për fitoren e rezultatin e shkëlqyer që ju dhe Partia për Drejtësi e Zhvillim arritët në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 12 qershorit.

Këto zgjedhje ishin një fitore për institucionet demokratike dhe popullin turk, mik të çmuar të kombit shqiptar, duke konfirmuar edhe një herë se Turqia po bën hapa të rëndësishëm drejt thellimit e konsolidimit të reformave demokratike në vend dhe drejt progresit, për t`u shndërruar në një nga vendet më të zhvilluara ekonomike të globit.

Duke përfituar nga rasti, dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim të plotë dhe të qeverisë që unë drejtoj, për t`i thelluar e për t`i konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore dhe bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat me Turqinë, mike dhe aleate të sigurt të Shqipërisë e të shqiptarëve, në dobi të së mirës dhe interesit të ndërsjellë të të dy popujve e vendeve tona, si dhe në interes të paqes, stabilitetit dhe përparimit në rajonin tonë dhe më gjerë”.

a.q/NOA

KOMENTE