Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klosi: Presim si do përfundojë tragjedia juridiko elektorale e Tiranës
English

Klosi: Presim si do përfundojë tragjedia juridiko elektorale e Tiranës

Tiranë, 18 qershor 2011, NOA Update – Kur KQZ nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara edhe për 368 qendrat e tjera të votimit në Tiranë, sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare deklaroi se beteja politike e Partisë Socialiste lidhet me mënyrën se si do të përmbyllet kjo tragjedi juridiko elektorale në qytetin e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e PS-së për marrëdhënien me parlamentin pas bojkotimit të tij pas zgjedhjeve të 8 majit, sekretari i PS-së tha se aksioni i ardhshëm politik i PS-së do të vijë pas diskutimit me strukturat bazë të PS-së, që do të dalë me një vendimmarrje të asamblesë në dyjavëshin në vazhdim.

Klosi tha se asambleja e PS-së diskutoi për situatën politike në vend, duke theksuar se “Morëm një vendim përsa i përket mbajtjes së Kongresit të PS, i cili u vendos në vjeshtën e këtij viti, një Kongres Zgjedhor pasi PS në zbatim të statutit të saj plotëson katër vjeçarin e rizgjedhjes së gjithë forumeve drejtuese të saj”.

“Por më e rëndësishme sot në diskutimin e gjithë Asamblesë së PS ishte situata politike në vend dhe vendimmarrja e kësaj asambleje për të pasur një proces bashkëbisedimi me të gjithë qytetarët shqiptarë. Për të përçuar mesazhin e fitores së zgjedhjeve të fundit në të gjithë Shqipërinë dhe për të patur një diskutim me të gjitha zonat elektorale ku PS pati rezultate pozitive por dhe aty ku ne duhet të kishim rezultate më të mira”, tha Klosi.

Sipas tij për këtë arsye u vendos që në dyjavëshin në vazhdim të ketë një shpërndarje të të gjithë anëtarëve të asamblesë, të deleguar në të gjithë strukturat e PS për të filluar analizën me këto struktura.

Sekretari organizativ Klosi nënvizoi se analiza në PS vjen pasi vendi është futur në një krizë të thellë ekonomike dhe institucionale, të cilat nuk mund të zgjidhen përveçse me zgjedhje të parakohshme.

Pyetje: Po me parlamentin, cila do të jetë marrëdhënia?

Vendimmarrja e asamblesë së PS, siç e thashë, u shtri në këndvështrimin e një debati të madh me qytetarët ku padyshim edhe kjo pyetja juaj do jetë pjesë e këtij diskutimi, për ti shtrirë pastaj në një mbledhje të ardhshme të kësaj asamblesë e cila u la në dyjavëshin në vazhdim, ku do të diskutohet gjithë raporti dhe gjithë strategjia e PS për të vazhduar luftën e mëtejshme politike të kësaj partie. Por ajo çka është e rëndësishme nga mbledhja e kësaj asambleje, është shpërndarja në të gjitha strukturat e partisë, tek të gjithë qytetarët mesazhin e fitores së PS. Mos harrojmë që PS sot qeveris 2/3 e vendit, kemi një fitore plebishitare në shumë bashki të mëdha të vendit. Sot qeverisim mbi 40 bashki nga 65 në total. Qeverisim sot 9 nga 12 bashki qendër qarku. Qeverisim sot një numër më të madh të bashkive qendër rrethi. Kemi sot një rezultat fitues në qytetin e Tiranës, i cili po tentohet të manipulohet në Kolegjin Zgjedhor dhe në të gjithë politikën e Sali Berishës, gjë që nuk do të lejohet nga strukturat e PS. Ky mendoj ka qenë mesazhin më i qartë i mbledhjes së sotme, vazhdimi i dialogut me qytetarët për të përçuar mesazhin e fitores për të marrë nga ata fidbekun apo mbështetjen e tyre për këtë mesazh. Natyrisht për të përcaktuar në mënyrë të detajuar dhe aksionin e ardhshëm politik të kësaj partie, që siç e thashë, pas diskutimit me strukturat bazë të PS do të ketë një vendimmarrje tjetër të kësaj asambleje, në dyjavëshin në vazhdim. Për ti hapur rrugën pastaj fushatës së zgjedhjeve në parti, e cila do të jetë një fushatë që do të përshkruaj 4-5 muajt e ardhshëm, që do të përmbyllet me kongresin e vjeshtës, i cili do të jetë një Kongres Zgjedhor që do të rivotojë të gjitha strukturat drejtuese të partisë. Në bazë të statutit të partisë zgjedhjet bëhen njëherë në katër vjet, janë bërë zgjedhjet në vitin 2007 dhe në bazë të statutit i bien në vitin 2011, duke dëshmuar edhe njëherë që PS është e vetmja strukturë politike në vend e cila ka struktura politike, bën zgjedhje dhe nuk është si PD që ju asnjëherë nuk jua keni drejtuar mikrofonin me një pyetje të thjeshtë, ka një vit e gjysmë që ka mbledhur strukturat dhe nuk ka asnjë strukturë. Sot PD nuk ka struktura në parti, duke mos njohur zgjedhjet në parti nuk njeh as zgjedhjet në vend.

A u diskutua në Asamble në lidhje me vendimin që pritet të marrë KQZ sot, a do diskutoni me qytetarët për Tiranën?

Mendoj që ju e keni të qartë se kjo Asamble e PS është një asamble pune e PS e cila diskuton për linjën tonë politike, për betejën tonë politike. Përsa i përket betejës për Tiranën dhe njëherë do të doja të theksoja edhe se kjo parti përshëndeti dhe përgëzoi, ishin të ftuar në këtë asamble të gjithë kryetarët fitues. Natyrisht përgëzoi edhe për fitoren në Tiranë si në 40 njësitë bashkiake në të gjithë vendin. Përsa i përket strategjisë së betejës juridiko - politike për Bashkinë e Tiranës kjo natyrisht do të jetë pjesë e strukturave përkatëse të kësaj asambleje, të deleguara nga kjo asamble për të menaxhuar të gjithë situatën në Tiranë. Ajo çka ju me gjithë mend e kapët me shumë vëmendje është padyshim që kjo luftë politike, kjo betejë politike në të gjithë vendin ka lidhje drejtpërdrejtë me mënyrën sesi do të procedohet dhe sesi do të përfundojë kjo tragjedi juridiko elektorale në qytetin e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE