Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e fundit e numërimit në KQZ, pritet shpallja e kryebashkiakut të Tiranës
English

Dita e fundit e numërimit në KQZ, pritet shpallja e kryebashkiakut të Tiranës

Tiranë, 23 qershor 2011, NOA – Në ditën e gjashtë dhe të fundit të hapjes së kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ajo që pritet nga të gjithë është shpallja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, për mandatin e ri katërvjeçar, 2011-2016.

Kjo pyetje na shoqëron të gjithëve ashtu sikundër edhe hetimi administrativ për votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe numërimi tyre hyn përmes ekranit Live në çdo mjedis.

Sot KQZ po hap 496 kutitë e njësisë bashkiake nr. 11 në kryeqytet, nga ku pritet të vlerësohen edhe votat e fundit të hedhura nga zgjedhësit e Tiranës në kutitë e gabuara.

Deri më tani kandidati i koalicionit të “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha udhëheq garën për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit me 78 vota.

Beteja e shifrave për bashkinë është drejt fundit, por shpallja e fituesit duhet të respektojë edhe afatet ankimore të procesit sipas Kodit Zgjedhor.

mit/NOA

KOMENTE