Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 26 qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 26 qershor 2011

Tiranë, 25 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë territorin ndërsa në mesditë ka patur kalime vranësirash të lehta në zonat malore ku më të theksuara kanë qenë në jug dhe juglindje të Shqipërisë.

Edhe pasditja ka vijuar me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa zonat malore janë karakterizuar nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në kushtet e stabilitetit të atmosferës do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar sërish rënie me 2 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era ka fryrë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim veriperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim 3 ballë.

Europa

Europa Veriore, veriperëndimore si edhe verilindore janë karakterizuar nga masa ajrore të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga deti i veriut ndërsa masat ajrore me origjinë kontinentale të ngrohta dhe të thata janë vendosur në pjesën më të madhe të kontinentit. Konkretisht Europa, Skandinavia, Ishujt Britanike dhe vendet e Balltikut kanë vijuar me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat kanë dominuar në këto rajone. Shira të dendur ka patur në Britani, Balltik dhe Skandinavi. Problematike në këto rajone gjatë gjithë ditës është paraqitur era e fortë dhe temperaturat e ulëta. Ndërsa në jugperëndim të kontinentit dallgëzimi i lartë në brigjet detare të Spanjës dhe Portugalisë. Për sa i përket Europës Qendrore, Jugperëndimore, Mesdheut dhe Ballkanit janë dominuar nga moti i kthjellët.

a.y/NOA

KOMENTE