Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet hajduti i makinave, i vidhte për ti shitur për hekur në Elbasan
English

Kapet hajduti i makinave, i vidhte për ti shitur për hekur në Elbasan

Tiranë, 1 korrik 2011, NOA- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 30 vjeçar të akuzuar për vjedhjen e një sërë automjetesh në Tiranë dhe Durrës.

Leonard Asllani i moshës 30 vjeçare banues në Tiranë po procedohet penalisht pasi aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit të qytetit të Durrësit, si i dyshuar për vjedhjen e disa automjeteve të deklaruara të zhdukura në Durrës e Tiranë.

Asllani dyshohet që gjatë muajit shkurt të ketë vjedhur një automjet tip “Volksvagen Golf”, me targa Tr. 7430 D, në pronësi të një shtetasi, banues në Qesarakë.

Gjatë muajit prill 30 vjeçari dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip “Volksvagen Golf”, me targa TR 6463 G, pronari i të cilës e kishte denoncuar të zhdukur.

Ndërsa gjatë muajit maj dyshohet se Asllani ka vjedhur mjetin “Volksvagen Golf”, me targa TR 5486 M.

Mësohet se i ndaluari pasi i vidhte automjetet i niste drejt qytetit të Elbasanit, për ti çuar për shkrirje në metalurgjik.

Nga ana e uniformave blu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një çelës Egzagon, dy çelësa Volksagen si dhe automjeti “Volksvagen Golf”, me

targa TR 6463 G.

Më tej po vazhdojnë edhe hetimet në drejtim të dokumentimit të tjera të vjedhjeve të automjeteve të ndodhura në Tiranë.

Sakaq dyshohet se 30 vjeçari Asllani i kryente këto vjedhje në bashkëpunim, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

a.y/NOA

KOMENTE