Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 1 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 1 korrik 2011

Tiranë, 1 korrik, NOA - Tiranë, 30 qershor 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 1 korrik 2011.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Vizitë në shtëpinë e Anës dhe Klejdit, dy prej jetimëve të 21 janarit”, i cili është një reportazh në familjen e Ziver Veizit, një prej viktimave të demonstratës së 21 janarit. Disa titujt të tjerë të kësaj gazete janë; “ Matura, 5 faqe speciale, provimet me zgjedhje”, “Lindja e një banke universale”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Mjekët psikiatër, raport për Griseldën”, i cili flet për një dokument të Prokurorisë në lidhje me historinë e gruas së kreut të bashkisë së Kavajës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ngjarja në Pogradec. Djali i 60-vjeçarit; babai na turpëroi”, “Ish-kreu i PS: Të respektohen institucionet zgjedhore”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Vota tepër për këshillin bashkiak”, i cili flet për ndarjen e mandateve për këshillin e Tiranës dje në KQZ. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Gjenden tre nga pesë vajzat e zhdukura në Dajt”, “Shefat e BB zbarkojnë në Tiranë”, “Nga sot merren barnat e reja me rimbursim”.

E përditshmja “Koha Jonë”, hapet me titullin kryesor; “Ambasadorët: Pranoni vendimin e Kolegjit”, i cili flet për deklarata e djeshme të ambasadorëve të BE në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rishfaqet Nano: Anijet e vjetra nuk e lëshojnë detin”, “Matura , përgjigjet e testeve për 17 lëndët me zgjedhje”, “Policia, Kujdes, adresat e emaileve që përdorni, mund tua vjedhin”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Letra e Braçes ndan PS, Fatmir Toçi: Erjoni, protagonizëm mediatik”, i cili flet për reagimet e deputetëve të PS në lidhje me qëndrimin e deputetit Braçe. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Fqinja: Pse i bllokova punimet në shtëpinë e Kadaresë”, “Studimet në Itali, procedura e re për vizë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE