Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Internacionalja Socialiste: Fituesi i Tiranës është Edi Rama
English

Internacionalja Socialiste: Fituesi i Tiranës është Edi Rama

Athinë, 2 korrik 2011, NOA/Albana Qehajaj – Fituesi i i postit të kryetarit të bashkisë së Tiranës është vetëm ai që rezultoi në fillim me diferencë prej dhjetë votash dhe ai është Edi Rama.

Këtë qëndrim shpreh Internacionalja Socialiste përmes një rezolute që miratoi Këshilli i saj sotAthinë në mbledhjen e rregullt.

Në pjesën e Rezolutës për Shqipërinë, Këshilli i IS ku aderon edhe PSSH, shpreh “shqetësimin e thellë për krizën e zgjatur politike, e cila pasoi zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të majit 2011”.

IS vlerëson se rezultatet në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 8 maj treguan një sukses të madh për Aleancën për të Ardhmen, të udhëhequr nga Partia Socialiste, e cila fitoi në zonat më të mëdha urbane të vendit.

IS thotë se ka ndjekur me shumë kujdes situatën e krijuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku procesi i numërimit të votave u përmbyll me fitoren e kryetarit të bashkisë Edi Rama (PS), ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me një diferencë prej dhjetë votash nga 250.623 vota.

Për IS, vendimi i maxhorancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KZQ) për të numëruar votat e hedhura gabimisht nuk u bazua në asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ndërsa deri tani Kolegji Zgjedhor ka treguar pavendosmëri për të bërë drejtësi në këtë rast.

“Përmbysja e rezultatit fillestar është shumë shqetësuese, duke rrezikuar edhe njëherë ligjshmërinë e votës në Shqipëri dhe duke zgjatur tensionin politik ekzistues dhe mungesën e stabilitetit në vend”, - thuhet në qëndrimin politik të së majtës botërore.

Kurse në fund vjen edhe këshilla tashmë rutinë e ndërkombëtarëve: “Një demokraci funksionale kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe integrimin e mëtejshëm europian të Shqipërisë”.

a.q/e.t/NOA

KOMENTE