English

Masakra në Allias, vdes i dyti që u qëllua me “Kallash”, vajza kthehet tek e ëma

Tiranë, 3 korrik 2011 NOA/ Rid Bulku – Ka ndërruar jetë sot edhe vjehrri i vajzës që u martua me djalin e padëshiruar nga babai i saj. Fatmir Hikimet Elmazi, 44 vjeç ndërroi jetë ditën e sotme, pasi kishte marrë pesë plumba në bark, i thanë agjencisë NOA, burime nga qendra spitalore e Tiranës.

Më herët gjeti vdekjen edhe bashkëshortja e tij, Anife Kadri Elmazi, 49 vjeç, e cila mbeti viktimë e menjëhershme e plumbave të Kallashnikovit me të cilin u qëllua mbrëmjen e së premtes pranë banesës së tyre në lagjen “Allias” në Tiranë.

Masakra erdhi si fryt i një martese të padëshiruar. 35 vjeçari rom, Ylli Kujtim Sherifi, banues në Allias, Tiranë, nuk e kishte pranuar asnjëherë faktin që vajza e tij ishte martuar pa miratimin e tij, me 26 vjeçarin Ervin Ademi.

Në të tilla rrethana, Sherifi ka vendosur të përdorë gjuhën e forcës, duke shkaktuar nj masakër të vërtetë.

Me një automatik tip “Kallashnikov” ka shkuar në banesën ku gjendej dhëndri i papranuar si dhe vjehrri e vjehrra e vajzës. Kjo e fundit, u fsheh nga prindërit e të shoqit të saj, nga frika se mund të qëllohej edhe ajo nga i ati i armatosur.

Kur ka hyrë në banesë, Ylli Sherifi ka hapur zjarr me breshëri plumbash duke vrarë në vend vjehrrën e vajzës, Anife Elmazi e duke plagosur rëndë Fatmir Elmazin. Në këtë ngjarje ka plagosur në krah edhe 26 vjeçarin Ervin Ademi, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas krimit, Ylli Sherifi është larguar nga vendi i ngjarjes por pak orë më vonë është arrestuar nga policia.

Sot, masakra u bë edhe më e trishto. Vjehrri i vajzës vdiq dy ditë pasi humbi jetën edhe e shoqja, nusja e djalit të tyre iku nga shtëpia dhe tani jeton me të ëmën, i ati që u shndërrua në vrasës dhe përfundoi në burg, kurse bashkëshorti i saj u largua në Elbasan.

e.t/NOA

KOMENTE