Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rishikimi i buxhetit, Konfindustria: Qeveria të ripërcaktojë investimet jo politikisht
English

Rishikimi i buxhetit, Konfindustria: Qeveria të ripërcaktojë investimet jo politikisht

Tiranë, 3 korrik 2011, NOA - Konfindustria mbështet në parim rishikimin e buxhetit të këtij viti nga qeveria. Duke iu referuar faktit se rishikimi i buxhetit synon ruajtjen e ekuilibrit makroekonomik nëpërmjet uljes së shpenzimeve publike dhe ruajtjes së domosdoshme të nivelit të tanishëm të sistemit të taksave, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku këshillon qeverinë që të përcaktojë në mënyrë profesionale projektet e investimeve që do të preken nga shkurtimi i financimeve për gjashtë mujorin e dytë të vitit.

Ai e argumenton këtë me rëndësinë e tyre publike dhe shkallën e thithjes së deritashme të financimeve.

Administratori Buxhuku në një deklaratë për shtyp deklaron se “ripërcaktimi i investimeve kapitale të buxhetit 2011 duhet të kryhet jo subjektivisht dhe politikisht, por vetëm nëpërmjet vlerësimit ekonomik-financiar krahasues të secilit prej tyre”.

Buxhuku thekson se edhe investimet kapitale në buxhetin e rishikuar të pjesës së dytë të vitit financiar në vazhdim duhet të shkojnë drejt përqendrimit të domosdoshëm të projekteve, që do të vazhdojnë të financohen gjatë vitit 2011.

Sipas administratorit të Konfindustrisë nisur edhe nga fushata zgjedhore, në buxhetin e vitit 2011 parashikohej një numër mjaft i madh dhe pjesëzim i theksuar i projekteve të parashikuara për t’u financuar, çka ka rrezikuar seriozisht uljen e efektivitetit dhe cilësisë.

Konfindustria këshillon qeverinë të marrë parasysh vërejtjet e saj në rishikimin e buxhetit të vitit 2011, pasi në të kundërt ekonomia kombëtare dhe mirëqenia e qytetarëve rrezikojnë të përballen me pasoja të rënda dhe afatgjatë.

“Financat publike në Shqipëri, sikurse edhe në një shumicë vendesh të rajonit dhe BE-së për arsye të krizës globale kanë pësuar goditje të ndjeshme dhe të dukshme dhe tregjet botërore të parasë janë shtrenjtuar ndjeshëm”, bën me dije Buxhuku.

Ai thekson se "këto fakte rrezikojnë që të përballemi me përdorimin me efektivitet të ulët të parave publike të siguruara me kaq vështirësi, pasojat e të cilës do të jenë të rënda për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare jo vetëm për vitin 2011, por në afat të gjatë”.

mit/NOA

KOMENTE