Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Qytetarët do të kenë pushtetin në bashkinë e drejtuar nga unë
English

Basha: Qytetarët do të kenë pushtetin në bashkinë e drejtuar nga unë

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Lulzim Basha, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve disa orë pas vendimit më të fundit të Kolegjit Zgjedhor deklaroi se fitorja e tij ishte e ligjshme, në një proces të lirë, të ndershëm dhe transparent. Në mesazhin përpara selisë së Partisë Demokratike Basha tha se, gëzimi i sotëm është i meritur dhe se fitorja është shprehje e vullnetit të qytetarëve që besojnë me shumicë në projektin për Tiranën evropiane .

“Vizituam dhe prekëm së bashku rrugë dhe lagje. Kqyrëm çdo pllakë të kësaj shtëpie të madhe. Gjatë kësaj fushate kam dëgjuar shqetësimet tuaja. Si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës do të filloj me pasion punën dhe do vazhdoj t’ju dëgjoj.

Qytetarët do të kenë pushtetin në bashkinë e Tiranës”, ka deklaruar Basha, i cili ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë votuesve pavarësisht nëse votuan ose jo për të.

“Tirana kërkon angazhimin e mendjeve të epura dhe sipërpmarrjeve të sprovuara. Falënderoj qytetarët, i falënderoj për durimin dhe qytetarinë me të cilin pritën përfundimin e procesit. I drejtohem edhe atyre që nuk me votuan se do të punoj për ta dhe interesat e tyre”, tha Basha duke vlerësuar edhe rolin e drejtësisë në procesin e gjatë zgjedhor të Tiranës.

a.q/NOA

KOMENTE